Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, me anë të një postimi në facebook, ka dënuar dhunën e fisit Raja ndaj dy qytetarëve në Fushë Krujë. Jupi shprehet se heshtja e kryeministrit Rama është mbrojtje për ta, pasi sipas saj i duhen për vota.
Sipas saj, zgjidhja për të mbajtur krimin larg politikës në Shqipëri është vettingu i politikanëve.
Postimi i plotë:
Rama sot hesht!
Hesht sepse kodi i heshtjes është ai me të cilin mbron ata që prej vitesh e mbajnë në pushtet, mbron ata të cilët i sigurojnë vota në çdo formë dhe çdo mjet.
Ka vetëm një zgjidhje kundër llojit “Rrajave” të çdo ngjyre – #VETTING!
Shqipëria mund të bëhet, por duhet vullnet! Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin dhe krimin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik në Shqipëri.
E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, #VETTING-u i politikanëve është domosdoshmëri SOT, për të ardhmen që duam nesër!
✍️ Rama sot hesht!
Hesht sepse kodi i heshtjes është ai me të cilin mbron ata që prej vitesh e mbajnë në pushtet, mbron ata të cilët i sigurojnë vota në çdo formë dhe çdo mjet.
✋Ka vetëm një zgjidhje kundër llojit “Rrajave” të çdo ngjyre – #VETTING!
Shqipëria mund të bëhet,… pic.twitter.com/3TnCh8zIEU— Taulanda Jupi (@JupiTaulanda) July 7, 2023