Mirela Karabina është emëruar zëdhënëse e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Karabina ka falenderuar anëtarët e kryesisë dhe kryetarin Lulzim Basha për besimin e dhënë dhe shprehet se do të jap kontributin e saj për një PD që i shērben interesave të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Një falenderim pë Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.
Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmēria e lartë për ta kryer sa më mirē këtë mision.
Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shērben interesave të qytetarëve, për një Shqipēri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinē.
Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundēsi kthehet në realitet.