Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka shpërndarë një video të denoncimeve të bëra nga Lulzim Basha që në vitin 2017 për aferën e inceneratorëve.
Pampuri shprehet se për 6 vjet PD denoncoi aferën e inceneratorëve por Rama i doli në mbrojtje.
“Për 6 vjet PD denoncoi aferën e inceneratorëve por Rama i doli në mbrojtje. Sot kur u faktua gjithcka, ka dhe nga ata opozitarë që duan të mbrojnë Ahmetajn duke gënjyer pa pikë turpi për denoncimet e PD, kur të njëjtët votuan kundër raportit të komisionit hetimor. Ja e vërteta me zë dhe figurë” – shkruan Pampuri në ‘Facebook’.