Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, në një postim në ‘Facebook’ shkruan se ditën e djeshme, qeveria ka çuar për miratim në Komisionin e Sigurisë ligjin për armëg.

Gështenja shprehet se ky veprim është në kundërsht me çdo rregull, ndërsa ky veprim vjen pak muaj pas zgjatjes së moratoriumit të gjuetisë.

 

Postimi i plotë:

Përfundimisht janë të çuditshëm!
Dje në Komisionin e Sigurisë në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj mazhoranca sjell për miratim ligjin për Armët, ku kërkojnë të liçensojnë tregtarë për shitjen e armëve të gjahut dhe atyre sportive.
Ndërkohë para pak kohësh qeveria miratoi zgjatjen e afatit të moratoriumit të gjuetisë, me forcën e kartonit ata kundërshtuan kërkesën e opozitës dhe të shoqatës së gjuetisë!

Pyetja ime është:
Kujt i duhen dhe kush do i përdori armët e gjahut, përsa kohë gjuetia është e ndaluar??

Kush është personi afër qeverisë që do të liçensohet për këtë biznes?