Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar për përplasjen e ndodhur ditën e sotme në parlamentin e Kosovës. Çollaku shprehet se ky është shembull i keq që dëmton imazhin e shqiptarëve.

 

Reagimi i plotë i deputetit Kreshnik Çollaku:

I deshperuar nga zhvillimet ne Parlamentin e Kosoves.
Per nje kohe te gjate ne nga Tirana jemi mburrur e kemi marre shembull nga pjekuria e debatit politik ne Kosove.
Sot mjerisht, ky shembull i mire na mungon.
Per fatalitet historik sa here ne shqiptareve na duhet me shume se kurre uniteti..,nuk di cfare mallkimi na ndodh qe percahemi e ndahemi me keq.
E pastaj qajme fatin e keq dhe demet qe na duhen qindra vjecare ti korrigjojme.