Nga sot, iku dhe mburoja e fundit politike për Arben Ahmetaj.
Prej sot, ne duhet të fokusohemi për t’i kërkuar SPAK që të vazhdojë hetimet për këtë aferë të inceneratorëve.
Sot, është një ditë ku ne duhet të kërkojmë informacion se çpo ndodh me inceneratorin e Tiranës, Durrësin. Sikundër duhet të dimë çfarë po ndodh me pjesën tjetër të të hetuarve me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.
Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e Partisë Demokratike, një kauzë e drejtë e opozitës që në gjashtë vjet me qëndrueshmëri dhe vendosmëri ka qendruar në anën e të drejtës dhe ka çuar përpara drejtësisë dy ministra. Besoj që duhet ti japim mbështetjen maksimale SPAK dhe mbështetjen maksimale dy prokurorëve që po merren me hetimin dhe t’i kërkojmë llogari për më shumë.
Duke nisur nga sot është mbyllur një kapitull dhe shpresojmë të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare duke çuar përapra drejtësisë të gjithë të akuzuarit të tjerë.
Pyetje: Zonja Tabaku një koleg i juaji opozitar tha dje që n dosje ka dhe njerëz të opozitës. Ju e njihni mirë si dosje a keni informacione që në të ka njerëz të opozitës?
Tabaku: Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Unë besoj dhe ju si media t’i bëni të mirë publikut dhe të fokusoheni tek mazhoranca. Opozita ka dhjetë vite…po të them që absolutisht nuk ka emër nga opozita. Të fokusohemi tek vendimmarrja e mazhorancës. Ky është shembulli i shtetit të kapur. Shembulli se si funksionon shteti i kapur. Shembull se si ngrihen në këmbë nga kryetarët e bashkive, qeveria për të ndihmuar dy biznesmenë që nuk kishin as kapital as biznesmen. Ky është lajmi sot.