Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Tabaku shprehet se takimi ishte produktiv dhe se u diskutua për planin e zhvillimjt të Ballkanit Perëndimor.
”Takim produktiv me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi: përshpejtimi I reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, projekte komeptitive. Në fokus: Rritja e fondeve, masat anti-korrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE” – shkruan Tabaku në Twitter.