Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, në një postim në Facebook, shprehet se është poshtërsi t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.
Duke iu referur rastit të aktorit të njohur Genci Fuga i cili kishte pësuar goditje në tru dhe bashkëshortja e tij kërkonte ndihmën e miqve për të paguar operacionin, deputetja demokrate shkruan se ky rast duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT.
Reagimi i plotë:
Është poshtërsi dhe sjellje makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.
Është e padëgjuar në asnje vend të botës.
Ështe kriminale në fakt .
Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT .
Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës
Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetsisë për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë!
Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit mbrëme, ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm për artëdashësit.