Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa, në një postim në Facebook, ma risjell në kujtesë denoncimet e para 7 viteve të kryetarit të PD Lulzim Basha për koncesionet e qeverisë ku një prej tyre ishte dhe ai i sterilizimit.

Në postimin e tij në Facebook, Hasa shkruan se disa nuk donin të dëgjonin, disa bënin sikur nuk dëgjonin, disa mundoheshin ti fshihnin me çdo kusht denoncimet sepse e kishin nga halli vet si bashkëfajtorë.

Postimi i plotë:

Disa nuk donin të dëgjonin, disa bënin sikur nuk dëgjonin, disa mundoheshin ti fshihnin me çdo kusht denoncimet sepse e kishin nga halli vet si bashkëfajtorë.

Por Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk u ndalën kurrë në denoncimin sistematik të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe Rilindjes.

Çdo ditë që ka kaluar, dhe koha gjithmonë e më shumë ka treguar sa e drejtë ka qenë kjo betejë.

Janar 2016 një nga qindra herët kur Basha fliste për korrupsionin me inceneratoret e peshkaqenit Ahemtaj dhe Sterilizimin e Ilir Rrapajt me shokë.

https://demokratet.al/2016/01/koncesionet-e-edi-rames-nuk-sjellin-por-marrin-para-nga-arka-e-shtetit

Prisni miq, do duhet pak durim por të jeni të sigurtë që shumë të tjerë do pasojnë dhe çdo ditë e më shumë do të kuptoni kush ishte dhe kush është në anën e drejtë.