Për djegien e mbetjeve në fushë të hapur në Elbasan ka reaguar edhe deputeti i PD, Lefter Gështenja.
Në një postim në Facebook, Gështenja shkruan me ironi se “inceneratori më në fund u ndez”. Ai më tej thotë se Inceneratori i Elbasanit nuk është gjë tjetër por vetëm një pirg i madh plehrash që u vihet flaka, ndërsa dhjetëra miliona euro u zhvatën dhe banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut.
Postimi i plotë:
Më në fund inceneratori u ndez!!!
Inceneratori i Elbasanit nuk është gjë tjetër por vetëm një pirg i madh plehrash që u vihet flaka.
Dhjetëra miliona euro u zhvatën ndërsa banorët e këtij qyteti tani kanë një tjetër ndotës përveç metalurgjikut.
Foto nga dita e sotme në Elbasan!