DEKLARATË E KËSHILLTARIT LIGJOR TË PD, REZART KTHUPI

Tentativa e sotme e Zotit Celibashi është tentative e radhës, pas atyre te zgjedhjeve të 14 majit, për zbatimin e projektit politik të Sali Berishës, që synon trasnferimin e votave të demokrateve tek Partia e Ilir Metës. Nëse me 14 maj u përdorën politikisht votat e domakratëve për të zgjedhur kandidatët e Ilir Metës sot u tentua që këto vota t’i jepen këtij të fundit edhe ligjërisht duke patur përfaqësim të komisionerëve në numër më të madh se PD.
Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj për të mbrojtur votën e cdo demokrati si në kontekstin politik por dhe në rrafshin ligjor. Çdo përpjekje për të deformuar vullnetin e demokratëve me bekimin e zgjatimeve të PS në KQZ do të kontestohet nga ne në rrugë ligjore. Nuk do të lejojmë që votat e demokratëve të jenë mburojë për interesat personale të askujt dhe qw ato të shërbejnë si themel për kullat e opozitës partnere me Edi Ramën.