Deputeti demokrat, Lefter Gështenja shprehet se kullat në Tiranë meritojnë një debat tjetër më shumë se kaq. Sipas tij, çështja krzesore është nëse këo kulla janë dhënë në përputhje me ligjin, janë dhënë me transparencë, apo nëse kanë apo jo financim të pastër.
Gështenja më tej thotë se Tirana kaotike po e zhvlerëson pronën pasi krejt papritur njerëzve po u zihet hapësira, dielli nga ndërtimet pa plan.
Postimi i plotë:
Kullat në Tiranë meritojnë një debat tjetër më shumë se kaq.
Nuk është çështja pro dhe kundër, por nëse ato janë dhënë në përputhje me ligjin, janë dhënë me transparencë, apo nëse kanë apo jo financim të pastër? Korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë politike dhe ne po e jetojmë se si çdo ditë po ia marrin frymën Tiranës.
Sot Tirana është kryeqyteti më i dendur i Europës. Ky është fakt! Ndaj më shumë se sa kulla, kemi nevojë për hapësira të gjelbërta, për ujë të pijshëm, rrugë, parkime dhe transport publik efikas.
Tirana kaotike po e zhvlerëson pronën pasi krejt papritur njerëzve po u zihet hapësira, dielli nga ndërtimet pa plan.
Fakt është që ende Tirana nuk ka një plan integral urbanistik. Ajo zhvillohet sipas interesave të pushtetit vetëm në zona elitare dhe në qendër, ndërsa pjesa tjetër po kthehet në një geto dhe po përjashtohet nga zhvillimi normal.
Betonizimi s’mund të jetë zhvillim për më tepër nëse vendos pushteti dhe jo ligji se kush do ndërtojë!