Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, shprehet se një vit pas inagurimit pompoz të rrugës Kardhiq-Delvinë nga Edi Rama, e cila ka kushtuar rreth 154 milion euro, ajo ende vazhdon të jetë e papërfunduar dhe kërkon financime shtesë.
Në një postim në Facebook, Bejko shprehet se mungesa e rrjetave mbrojtëse tek skarpatet përgjatë 24 kilometrave në terren shkëmbor, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve, pasi rruga karakterizohet nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve nga lartësitë.
Postimi i plotë:
Rrugët që nuk ngopen me para dhe pas inagurimeve të Edi Ramës.
Plot një vit pas inagurimit pompoz të rrugës Kardhiq-Delvinë nga Edi Rama, e cila ka kushtuar rreth 154 milion euro (4,6 milion euro për kilometër), ajo ende vazhdon të jetë e papërfunduar dhe kërkon financime shtesë.
Mungesa e rrjetave mbrojtëse tek skarpatet përgjatë 24 kilometrave në terren shkëmbor, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve, pasi rruga është e karakterit kodrinor- malor dhe karakterizohet nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve nga lartësitë.
Përveç mungesës së rrjetave, rruga ka ende mungesa në sinjalistikën vertilale dhe horizontale.
Për të përmbyllur punimet në këtë akas rrugor që lidh Gjirokastrën me Sarandën, kompania e ndërtimit të saj i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Rrugëve para shtesë pas rishikimit të projektit.
Qysh prej 2008, kohë kur nisi ndërtimi i kësaj rruge, projekti është riparë disa herë, deri sa shuma për një kilometër shkoi mesatarisht 4.6 milion euro.
Ndaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjnë verifikimet urgjente për këtë rast, me qëllim parandalimin e një akti të mundshëm korrupsioni, pasi dihet që rishikimet e projekteve dhe alokimi shtesë i një rifinancimi milona dollarësh në një rrugë që është konsideruar e përfunduar, në raste të ngjashme, ka rezultuar në një akt korrupsioni në qeverisjen e Edi Ramës.
Video: Reagimi i Roland Bejko, Sekretar i Decentralizimit dhe Vetqeverisjes Vendore në Partinë Demokratike, për fondet shtesë të rrugës Kardhiq-Delvinë.