Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim më të zgjedhurit e PD në këshillat bashkiakë.
Në fjalën e tij, Basha është shprehur se mbi 120 zëra nëse do të kumbojnë për interesat e qytetarëve, nuk janë pak, por shumë.
Kreu i PD gjithashtu tha se qytetarët nuk duhet të bien në kurthin e numrave dhe shtoi se të gjithë janë fajtorë për mjedisin politik shqiptar.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha:
Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave.
Diskutimi sot është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo, është mbyllur në numra, në pushtetin e pak njerëzve. Edhe numrat e mëdhenj jo gjithmonë i shërbejnë interesave të mëdha. Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.
Mbi 120 zëra, nëse kumbojnë për interesat e qytetarëve që ju kanë votuar, nuk janë pak, por janë shumë. Bëhen edhe më shumë po të kemi parasysh se në këtë situatë ku ndodhet vendi, të paktë janë zërat mes 140 deputetëve që flasin për hallet e njerëzve. Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe fajtorë që sot në debatin politik shqiptar, politikanët e zgjedhur apo të emëruar, flasin për lloj lloj gjërash, por pak ose aspak për ato që kanë rëndësi për njerëzit.
Nëse gjithsecili e përjeton këtë përgjegjësi, atëherë jo vetëm parlamentet vendore që keni nderin ti përfaqësoni por anembanë vendit do t’ju shtojë një tjetër rritëm dhe përfaqësim qytetar. Aty tek pushteti lokal, ku hallet e vërteta të shqiptarëve braktisen dhe përkeqësohen ditë për ditë, aty ku për çdo kompromise qeveria vendore thotë se e ka pushteti vendor. Aty ku në kundërshtim me çdo gjë tjetër, ku përqendrimi i pushteti është theksuar nga ujësjellësi tek administrimit dhe një zot e di ku shtihet babëzia për kontroll të çdo hallke qeverisje. Investime dhjetëra mijëra euro për ujësjellës që nuk sjellin pikë ujë, mungesë totale për zhvillim ekonomik, zero vëmendje për të rinjtë, shifra rekord me çdo vend tjetër të rajonit. Shumë probleme janë të një natyre lokale dhe vlera juaj është të prekni këto probleme. Vetëm një njohje reale e problemeve do t’ju pajisë me pasionin për të mbrojtur interesat e vendit. Nuk bëhet fjalë për numra kur ngrini zërin për padrejtësinë, llogaridhënie, ju do të jeni zëri i tyre, është çështje morali dhe mos bërit kompromis dhe pazaresh, t’i jepni fund kësaj shurdhërie politike.