Unë besoj se politika nuk duhet të jetë për asnjë emër të përvecëm, AJO DUHET TE JETË NËFUNKSIONIN TUAJ, POLITIKA DUHET TË JETË PËR NJERËZIT;
Unë besoj se sa më shumë kohë harxhojmë ne si politikanë përnjëri-tjetrin, aq më pak vëmendje ngelet për njerëzit, për shqiptarët, për problemet tuaja të përditshme.
Kjo është arsyeja pse kam qenë gjithmonë i rezervuar të flas për veten time, ta vë veten time në qendër të vëmendjes.
Jo se nuk kam cfare te them, përkundrazi! Unë kam bindjet dhe formimin tim, historinë time personale, prejardhjen dhe familjen time për të cilat jam krenar dhe kam shumë për të thënë. Përvoja që kam patur këto vite më ka bërë të njoh, të kuptoj dhe të informohem për thuajse gjithçka, të kuptoj shumë mirëkorridoret e pushtetit dhe të shtetit, paradhomat dhe prapaskenat, dyert e mbyllura dhe skenën e madhe.
Në punën time kam bërë gabimet e mia, por gjithmonë jam përpjekur të mësoj prej tyre. Ama në asnjë rast nuk kam vendosur interesat personale mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. SEPSE kështu e kuptoj unë politikën.
Në çdo detyrë kam patur një objektiv konstant: T’i rezistoj dhe të ndryshoj sistemin e vjetër politik shqiptar të ndërtuar mbi shantazh, kërcënim, baltosje, korruptimin dhe kriminalizimin.
Anjëherë nuk jam bërë pjesë e politikës së vjetër. Asnjëherë nëzyrat që kam drejtuar nuk i kam lënë hapësirë krimit tëorganizuar. Për mua clirimi i politikës nga krimi dhe clirimi i ekonomise nga monopolet kanë qenë dhe janë ndër qëllimet mëfisnike të partisë tonë.
Sot, ne fillojmë bashkë një rrugë të re. Edhe unë e ndiej njësoj si ju se asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë si më parë. Sepse nëkëto 2 vite, ne kemi përjetuar një situatë të paprecedentë për asnjë parti tjetër.
Por një gjë të dashur motra dhe vëllezër mos e prisni nga unë.
Unë nuk do të bëhem asnjeherë pjesë e teatrit që shfaq për ju cdo ditë kasta e politikës së vjetër, ndërkohë që ndajnë interesat në prapaskenë. Aty ku dëgjoni duke u sharë e shqyer më shumë, aty do të gjeni pazarin me të madh mes tyre, sic e pa mbarë bota në rastin e Kullës-Mal të korrupsionit në qendër të Tiranës.
Unë besoj se arsyeja e shëndoshë, deçenca, përulësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jenë vlerat e politikanit. Dhuna verbale apo fizike, vjedhja, bërtitja, sharja dhe korrupsioni janëantivlerat e rrënjosura në jetën politike 33 vjeçare. Tashmë ne e dimë që ka mbi një milion shqiptarë të cilët 3 muaj më parë i refuzuan këto antivlera të politikës. Dhe ky do të jetë koalicioni ynë për të drejtuar Shqipërinë – një koalicion vlerash.