Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka kritikuar sjelljen e Sali Berishës dhe deputetëve të tij ditën e sotme në Parlament. Agalliu shprehet se dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023.
Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin.
Reagimi i plotëni deputetit, Arbi Agalliu:
⚠️Dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023.
Bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin.
Opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon.
⚠️Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim.
Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa.
Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.
Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme.
⚠️Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar.