Gjatë një bisede me qytetarë në njësinë 6 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur edhe njëherë nevojën për vetingun në politikë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar.
“Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vëndi”, – tha Basha teksa dëgjoi shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët nuk e ndjejnë aspak kujdesin e qeverisë e cila nuk e ka mendjen tek ata por tek por te legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi që i ka bërë vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, tenderave dhe koncesioneve korruptive.
“Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë”, – deklaroi kreu i PD.
Statusi i plotë:
Kënaqësi të bisedoja me banorë të Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, të degjoja shqetësimet e tyre dhe të diskutonim për alternativën që kanë sot nevojë shqiptarët për ti dhënë fund kësaj situate.
Sot shqetësimi i qeverisë nuk janë hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po emigrojnë masivisht, por
legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi që i ka bërë vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vëndi.
Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që skanë asgjë për të fshehur.
Partia Demokratike po ndërton një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.