Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste.
“Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë” – shkruan Basha në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Kënaqësit të vizitoja familjen e Rexhep Currit, në Koplik. Një familje që ka vuajtur nga persekutimi i regjimit komunist dhe kontributorë të Partisë Demokratike, që në orët e para të krijimit të saj.
Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, megjithëse sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne. Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë, pasardhësve dhe familjarëve të tyre, në nderimin të sakrificës në shërbim të lirisë dhe Atdheut