Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, i është përgjigjur sulmeve të Sali Berishës dhe Edi Ramës ndaj PD. Karabina shprehet se aleanca e kullave u bë sërish bashkë për të sulmuar PD-n dhe kryetarin e saj.
Duke iu drejtuar Berishës, ajo shprehet se kullën e ka në SPAK ku po hetohet pastrimi i parave në të.
Reagimi i plotë:
Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.
Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.
Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit.