Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka reaguar për dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi. Karabina e cilësoi goditjen e tij, një sulm ndaj fjalës së lirës.

Karabina theksoi se Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Sulm ndaj fjalës së lirë!

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari z.Gjegj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.