Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Ai shton se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.