FJALA E NËNKRYETARIT DHE DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKUT, NË PARLAMENT

 

Në rast se do të kisha bërë një bilanc për këtë temë për çështjen e Kosovësm për bilancet politike midis meje, nesh dhe jush, raporti do të ishte shumë zhvendosur në favor tonin. Nuk jam këtu për këtë. Ju mbase se kujtoni, po për mua mbase ka qenë gjëja më e rëndësishme në këtë parlament. Fjala ime e parë në këtë sallë në ditën e parë të miratimit të qeverisë tuaj, ju kam kërkuar 2 gjëra: tërheqjen nga “Open Balkan” dhe ndalimin e marrëdhënieve disproporcionale me Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Keni gati një muaj e gjzsmë që jeni tërhequr nga Open Balkan, vetëm e kam përshëndetur, nuk më keni dëgjuar këtu të vij të rah gjoksin të them kisha të drejtë apo ju e kishit gabim. Kur krzeni një akt të mirë, nuk kam asnjë kompleks t’iu përshëndes për atë që kryeni. Por motivi pse ju kam thirrur në këtë interpelancë sot, mendoj që shkon përtej betejave politike, nuk jam këtu as t’iu shaj, fyej as të stimulojë asnjë lloj sensibiliteti, por mendoj se ky parlament sidomos opinioni ka të drejtë të sqarohet për disa akte, deklarime, qëndrime, tuaja, të qeverisë tuaj në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj.

Në datën 19 qershor, ju në një status në tëitter, duke iu shtuar radhës së atyre që e kishin vënë nën presion kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të hequr forcat special nga veriu I Kosovës dhe sidomos përmes në qoftë se do t’I quanim një gurë, patjetër një gurë që vjen nga Shqipëria në atë ditë për Albin Kurtin në atë ditë, ishte ndër më të rëndët, keni deklaruar se: Albin, dil nga vetizolimi, deeskalo situatën, tërhiq Forcat Speciale ose në të kundërt rrezikon të kemi një republikë të KFOR-it në very të Kosovës dhe atëhere lamtumirë sovranitetit të Kosovës mbi këtë pjesë. 19 qershor. Në 24 qershor të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Një komando e armatosur serbësh, por e dërguar dhe e mbështetur nga Beogradi, tentuan me një agresion ushtarak të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës me plan të qartë për të vendosur kufirin e Serbisë me Kosovën në Ibër. Dhe pot ë mos kishte qenë reagimi I policisë së Kosovës, atyre Forcave Speciale që iu bënë presion të gjithë, edhe ju, mbase edhe ne, t’I tërhiqninm realisht kufiri rrezikonte të ishte në Ibër.

Vijojmë me qëndrimet. Menjëherë pas ngjarjes së 24 qershoritm ju në disa raste dhe në disa media të huaja, keni kërkuar nga KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, që gati ngjante me një lloj replike me atë çfarë kishit paralajmëruar në datën 19. Dhe patjetër, që KFOR-I të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, do të ishte një shpallje e padeklaruar e protektariatit ndërkombëtar dhe sigurisht do të ishte një hap drejt ndarjes pastaj të veriut të Kosovës. E sikur kjo të mos mjaftonte, prap në një intervistë diku, herë me keqkuptime herë me korrigjime, të shpresoj nga keqkuptimi por e dyshoj se nga keqkuptimi, keni deklaruar se Veiu I Kosovës është një “tokë pë zot”. Zoti kryeministër, në rast se ju do të më thoni se të gjitha këto janë lapsuse apo gafa politike, kjo interpelancë do të mbyllej këtum unë do të tërhiqesha dhe do të thoja njerëz ndjesë, kryeministri është ngatërruarm ka bërë një lapsus, ndodhin dhe të tilla. Por shqetësimi im është tjetër, sepse të kombinuara njëra me tjetrën dhe duke qenë se ka një precedent të paktën në prezencë të qartë të paqartësisë suaj në raport me një tentativë apo tezë të hedhur vite më parë për shkëmbim kufijsh në very të Kosovës, nuk e keni mbështetur me zë, por as nuk e keni kundërshtuar me zë. Lënë hapësirë për të dyshuar ose për të pyetur nëse ju e besoni se realisht se ky projekt mund të realizohet, nuk jeni i vetmi, nuk është një tabu kjo, ka shumë diplomat të huaj dhe në Bruksel edhe përtej oqeanit që janë familjarizuar me këtë tezë dhe besojnë se ndarja e Kosovës mund të jetë një paqe permanente midis Serbisë dhe Kosovës. Ka diplomat që e pohojnë këtë gjë, ka njerëz që e mbështesin këtë histori. Por pyetja ime është shumë e sinqertë, I nderuar kryeministër ju e besoni se kjo mund të ishte një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, një zgjidhje e qëndrueshme, pra, ndarja apo shkëmbimi I territoreve midis Serbisë dhe Kosovës? Dhe tjetra, a besoni që në këto kushte mund të hapej loja e lëvizjeve të kufijve nëpër Ballkan? Dhe në rast se po, a ka ndonjë konsultim nga ana juaj me ndonjë partnerët strategjik të besueshëm dhe të pranueshëm për këtë vend, SHBA, BE, apo Britania e Madhe? Dhe në rast se po, a mund t’I deklaroni shqiptarëve që po ka një tezë e cila mund të pritet dhe nga këto aktorë dhe ne të gjithë të reflektojmë për qëndrimet tona. Apo një herë dhe përfundimisht ju duhet të sqaroni për publikun shqiptar, parlamentin por edhe Kosovën se këto ide do të jenë të pa pranueshme në çdo formë apo format për ju, për parlamentin e Shqipërisë, për institucionet e këtij vendi dhe për mbarë shqiptarët në Ballkan. Këto ishin pyetjet e thjeshta që unë kisha pa dashur të hyja në tekste, interpretime apo analiza teksti të asaj çfarë kemi thënë.

Do të doja dhe të ndalesha pak në atë çfarë mbrëmë nga ora 19 e darkës mësova nga mediat televizive se në parlament ka mbëritur një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën, për Kosovën. Kam qenë gjithmon në favor, kam qenë gjithmonë nxitës I qëndrimeve të unifikuara në raport me Kosovën. Por zonja krzetare e Kuvendit, duke iu referuar sakt asaj çfarë ka vendosur Konferenca e Krzetarëve, referuar dhe ju të gjithë e dëgjuat se për këtë do të duhej të ishte mbledhur Komisioni I Politikës së Jashtme, ku të trajtoheshin debatet mbi draftet dhe eventualisht të dilej me një draft të përbashkët. Unë ndihem I fyer si anëtar I Komisionit për Politikën e Jashtme, besoj dhe kolegë të tjerë. Komisioni për politikën e Jashtme nuk është mbledhur asnjë orë për të trajtuar këtë temë. Dhe unë nuk e di ku ka mbërritur kjo marrëveshje. Sigurisht takimet informale është I lirë t’I bëjë çdokush, por Kosmisioni për Politikën e Jashtme të këtij parlamenti nuk është mbledhur asnjë orë për të dbatuar, apo diskutuar drefte, propozime, amendamente të një deputeti, disa deputetëve, grupe deputetësh, asnjë orë.

Dhe unë sot shoh që keni mbërritur me një tekst, këtë këtu, më një rezolutë me vetëm tre fjali për Kosovën. Sigurisht se fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, por edhe kjo pa e cituar, por vetëm duke iu referuar. Më falni dhe ju shoh të gjithëve të duartrokisni për një arritje të madhe në këtë histori. A jeni në vete?! Po ky është detyrim kushtetues të çdo kryeministri, të çdo njeriu në këtë vend. Po si mundet të mos mbështesësh Kosovën, e të mos shkelësh Kushtetutën e këtij vendi! Kjo është arritja e madhe? Po kaq është zëri I Shqipërisë në raport me Kosovën. Kosova ka mundur të thotë ato që ka mundur të thotë me rezolutën e parlamentit të saj. Dhe jut ë gjithë e dini që Kosova është në një situatë të brisht ndërkombëtare, ka gjëra që I thotë dhe ka gjëra që nuk mund t’i thotë. Parlamenti I shqipërisë nuk mund të fshihet pas pamundësisë së Kosovës për t’i thënë të gjitha gjërat. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buças për Kosovën, sepse Shqipëria njihet ndërkombëtarisht në çdo institucionm është anëtare e OKB-së, për fat të mirë dhe anëtare e Këshillit të Sigurimit në këto kohë, është anëtare e NATO-s dhe si mundet Shqipëria të fshihet pas rezolutës së Kosovës?! Por edhe këtu, edhe këtu ka një lapsus që nuk e kuptoj. E kuptoj pjesën tuaj pse mund të ndjeheni komod, por nuk e kuptoj realisht miqtë dhe kolegët e mi. Nëpër ambulën e rezolutës tuaj thuhet tekstualisht: Akti criminal të njësie terroristësh serb. Kaq! Po pikërisht këtë thotë dhe Vuçiç. Vuçiç deklaroi që ata ishin grup terrorist serb, të serbëve të Kosovës. Po pikërisht këtë thotë Vuçiç dhe kjo është posht kurajos të opozitës serbe në parlamentin serb që ia vënë gishtin Vuçiçit si dërgues dhe drejtues i asaj komandoje ushtarake mbi Kosovën. Po as sa opozita serbe nuk kemi ne kurajon të themi për të mbrojtur të drejtën e Kosovës?! Dhe këtë keni shkruar në këtë tekst prej 3 fjalish, I cili është absolutisht një tekst I heshtjes. Nëse ka një dakordësi në këtë sallë sot, është të heshtim, të heshtim për Kosovën! Sigurisht këtë tekst, për sa më përket çdo deputet është I lirë, është vendim sovranm është I lirë t’I qaset si të dojë. Ky tekst për mua personalisht është i papranueshëm, është fyes për këtë parlament, është posht nivelit të opozitës serbe kundër Vuçiçit. Dhe për këtë kam propozuar tre amendamente me shpresën e vakët se do të mund t’I jepnim pak ngjyrë apo zë kësaj resolute eventuale me konsensusin e të gjithë kësaj salle. Nuk e di si do silleni me këto amendamentem ju ftoj t’I hedhim në diskutim, në rast se ka të tjera unë mendoj që kjo rezolutë ka nevojë për amendamente të tjera. Por ua them miqt e mi në mënyrë fare të sinqertë, ky tekst mua personalisht më fyen dhe një votë pro mbi këto tre fjali për Kosovën, mua nuk më bëhet ta jap.