Në Fushë-Krujë, kryetari i PD, Lulzim Basha, takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të cilët renditen problemet dhe nevojat që kanë.
“Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë”, – shkruan kryetari i PD në rrjetet sociale pas takimit.
Sipas Bashës kjo qasje e dështuar politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që pikë refermi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, rritjen e taksave, rënien e fuqisë blerëse dhe papunësinë e lartë që ka vështirësuar jetën e tyre.
“Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë”, – shprehet Basha.
Për kryetarin e PD, lufta ndaj monopoleve dhe korrupsionit është e vetmj rrugë për të çliruar energji më ekonomi.
“Ne jemi të bindur se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit është jetike dhe intensifikimi i saj do të çlirojë energji të jashtëzakonshme në ekonomi , duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të vendit në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian “, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike gjatë vizitës në Fushë-Krujë.