Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli, në Baldushk të Tiranës.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se dëgjoi me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturë.
Kryedemokrati gjithashtu thotë se bujqësia duhet jetë prioritet i çdo qevetisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbeshtetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues.
Postimi i plotë:
Në Baldushk vizitova biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli. shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë
Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.
Një nga çështjet kryesore që kam dsikutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.
Për mua dhe PD, bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qevetisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbeshtetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues, që jo vetëm nuk lë të shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerëve, por është mundësi për të rritur punësimin në zonat rurale.