DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ANËTARJA E KRYESISË, ALFRIDA MARKU DEDGJONAJ

Furnizimi me energji elektrike në Lezhë, edhe në këtë prag dimri, vijon të jetë në gjendje tejet problematike. Çdo ditë, banorët dhe bizneset, në cdo njesi administrative, në qytet dhe fshat, përballen me ndërprerje disa orë të energjisë elektrike.

Në 5 vitet e fundit, ministrat, deputetet e rilindjes dhe oshee, kane propaganduar afersisht 5 milion euro investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë e Lezhës.

Faktet dhe realiteti tregojnë se nuk kanë qenë 5 milion euro investime por 5 milion euro abuzime: investime të kryera pa standarte, rrjeti tejet i amortizuar, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe punonjësve të OSHEE, furnizimi me tension të ulët i pamjaftueshëm për nevojat e familjeve dhe bizneseve.

Por, si gjithmonë, gjithcka është emergjente dhe e domosdoshme për banorët e Lezhës, as këtë herë nuk mund të ishte prioritet për qeverinë.

Projektbuxheti 2024 ofron gjithmon e me pak para për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë e sidomos në zonat rurale. Mungesa e investimeve, amortizimi i rrjetit aktual dhe mos pasja prioritet e banorëve në këtë zonë është tepër shqetësuese. Ndërprerja e energjisë godet jo vetëm jetën familjare por më së shumti edhe bizneset.

Në këto kushte, kërkojmë që në buxhetin e propozuar të ketë më shumë vëmëndje sa i përket planit të investimeve për vitin 2024 dedikuar rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Lezhë, si domosdoshmëri për banorët e Lezhës.

Furnizmi me energji eletrike është standart minimal që cdo qeverisje duhet tu sigurojë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, inkurajojmë vënien para përgjegjësisë të kujtdo ka abuzuar dhe shpërdoruar fondet publike.

Ju faleminderit !