DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR PROGRAMIN, DEPUTETI ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetarë. U bë disa ditë, apo javë më sakt që buxheti i shtetit për vitin 2024 është duke u diskutuar në një amulli të vërtetë në diaskutime të cilat do të duhej të ndodhnin në kushte normale në parlament dhe komisionet parlamentare. Por ngjarjet politike të cilat kuptohen mjaftë qartë nga qytetarët për kë po zhvillohen në këtë lloj forme, I kanë ose më sakt janë munduar të heqin vëmendjen nga project-buxheti i vitit 2024. Në fakt, deputetët e Partisë Demokratike dhe PD në përditësi ka denoncuar dhe ka ngritur shqetësime të cilat i përkasin këtij projekt-buxheti sipas zërave dhe sektorëve të caktuar.

Jam sot këtu për të dhënë lajmin se Partia Demokratike ka dorëzuar 8 amendamente lidhur me këtë buxhet në Kuvendin e Shqipërisë. Amendamente të cilat do të lançohen në ditët dhe orët në vijim nga secili deputet që ka bërë amendamentin duke përmbyllur në këtë lloj forme propozimet e Partisë Demokratike. Në fakt ky është një projekt-buxhet i cili jo vetë ka një vlerë goxha të lartë, rreth 7 miliardë euro, por ajo që bën përshtypje është fakti se ku shkojnë këto para. Dhe ajo që bën akoma më përshtypje, se si sector të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare lihen jashtë vëmendjes, sikurse është bujqësia, sikrse është shëndetësia apo sikurse është arsimi. Në fakt unë do të përmend shkurtimisht në çfarë fushash janë dorëzuar amendamentet dhe kolegët në vijim do të prezantojnë secilin prej tyre. Kemi dorëzuar një amendament përsa I përketë ndihmës ekonomike dhe të njerëzve me aftësi të caktuara apo njerëzve në nevojë. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me indeksimin e pensioneve.

Kemi dorëzuar një amendament lidhur me të përndjekurit politik. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me bujqësinë dhe subvencionet për bujqësinë. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me të rinjtë, në përgjithësi me të gjithë sektorët që mbulon Ministria e Arsimit, e cila fatkeqësisht planifikon një buxhet jo domethënës, nuk shkon në 5% të GDP që është jo vetëm angazhim i nxjerr nga vet qeveria, por është dhe një detyrim ndaj shumë e shumë të rinjve të cilët po e braktisin këtë vend çdo ditë e më tepër. Po kështu për ish pronarët, kemi bërë një amendament dhe mbi të gjitha për arsimin e mesëm profesional duke e parë si një element kyç profesionet e reja të cilat fatkeqësisht sot të rinjtë kërkojnë t’I zhvillojnë jashtë Shqipërisë, për arsye të mungesës të shpresës, të korrupsionit në këtë vend, e për arsye të cilat Partia Demokratike I ka thënë në vijim. Unë do të ndalemt tek amendamentet që personalisht kam propozuar.

 

-Pensionistët janë shtresa më vunerabel e shoqerisë, ku veç pamundësisë fizike të tyre ju shtohet edhe ajo financiare. Deri më sot pensionet dhe bonusi për pensionistët ka qenë në nivele të ulëta, duke krijuar tek kjo shtresë e shoqerisë shqetësim të madh dhe pamundësi jetese.
Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për pensionistët. Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4 137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3 650 milionë lekë. Nëpërmjet këtij amendamenti kërkohet që fondi për indeksimin e pensioneve të bëhet 8 274 milionë lekë duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe reflektimin e indeksimit për vitin 2024 si dhe bonusi i pensionistëve të jetë 7 300 milionë lekë. Kjo do të ndihmonte sadopak këtë shtresë e cila me së shumti është mbështetur nga remitancat e familjarëve të tyre.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

-Bujqësia është sektori me numrin më të madh të të punësuarve dhe si i tillë kërkon mbështetje maksimale. Kjo mbështetje bëhet edhe më e nevojshme sidomos me pezullimin e fondeve IPARD nga BE.
Subvencionet në bujqësi në ndihmë të bujkut dhe fermerit janë jetike. Investimet në sigurinë ushqimore por edhe në infrastrukturën bujqësore (kullimi dhe ujitja) janë domosdoshmëri.
Në këtë kontekst, ky amendament propozon rritjen me rreth 30% të buxhetit për bujqësinë për vitin 2024 duke rritur subvencionet.
Mbështetja për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të shkojë nga 14180 milion lekë në 20 000 milion lekë.
Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njejtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.