Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, i është përgjigjur akuzave të radhës të Sali Berishës, ndaj PD. Karabina shprehet se arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij nga drejtësia.
REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA
Berisha ka frikë!
Në turin e tij kundër drejtësisë Sali Berisha ka vijuar edhe sot me shpifjet dhe mashtrimet.
Arsyeja pse Sali Berisha vazhdon me akuzat ordinere është frika e tij.
Sot ai e di që nuk e shpëton dot as Edi Rama, pasi është i izoluar nga ndërkombëtarët dhe i kërkuar nga drejtësia.
Por, Sali Berisha bën mirë t’u tregojë demokratëve që i ka shndërruar
në mburojë të halleve të tij:
– Pse e mohoi Erzen Breçanin?
– A e ka urdhëruar Erzen Breçanin të pergatisë logjistikën për të sulmuar PD- në më 8 janar?
– Pse i fshihet drejtësisë?
– A i ka kërcënuar prokurët e SPAK-ut dhe Gjygjtarët?
Me shpifje e mashtrine Sali Berisha vetëm zgjat ankthin e tij por hallin nuk e zgjidh dot!