Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Miela Karabina, ka reaguar pas akuzave të radhës të Sali Berishës ndaj PD. Karabina shprehet se hallet dhe makthet e Sali Berishës, nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidh me mashtrime ordinere që riciklon ditë pas dite.

Ajo më tej thotë se Sali Berisha sot duhet t’u tregonte shqiptarëve pse në njërën anë bën sikur bllokon kuvendin dhe në anën tjeter i çon deputët në komisionet parlamentare online.

 

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

 

Hallet dhe makthet e tij, Sali Berisha, nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrime ordinere që riciklon ditë pas dite.

Sali Berisha sot duhet t’u tregonte Shqiptarëve pse në njërën anë bën sikur bllokon Kuvendin dhe në anën tjeter i çon deputët në komisionet parlamentare online.

Sali Berisha t’u tregoj shqiptarëve çfarë i është premtuar në këmbim të miratimit të marrëveshjes së Ramës për emigrantët.

Sali Berisha t’u thotë shqiptarëve  pse nuk shkon të përballet me drejtësinë dhe të provojë pafajësinë por  fshihet si struci.

Sot një fakt është i qartë dhe botërisht i ditur, Sali Berisha është person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe dhe në kërkim nga SPAK.

Për hallin e tij personal, ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij me shpifje e trillime që një ditë i pohon e një ditë i përgenjeshtron.