Banorët e Thumës kanë dalë sërish në protestë këtë të diel lidhur me ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar. Ata kanë pretendimin se ndërtimi i kësaj rruge nuk ka një dalje për banorët e Krujës.

Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe drejtues të degës së PD, Krujë si dhe deputetet e PD Merita Bakiu dhe andia Ulliri.

Banorët kanë kërkuar në mënyrë zyrtare të bëhet me dije projekti i kësaj rruge, i cili nuk bëhet publik.

 

Plane dhe sinkron nga protesta e sotme: