DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, NJËKOHËSISHT BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË REFORMËS ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

Jemi të bindur të vazhdojmë rrugën tonë për t’i siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

Sikundër e shohim qartë edhe ne bashkë me shqiptarët, se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Të parët për të siguruar zgjatjen e pushtetit dhe të dytët duke bërë lojëra që lidhen me interesa personale.

Kryetarja e Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e procesit. E dimë shumë mirë që shfaqje të tilla të shëmtuara, janë në funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qartë që për këtë funksion, Edi Rama perdor një palë që me bllokimet në Kuvend, nuk ka arritur asgjë përveç të shtojë arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Ne jemi të vendosur për të bërë reformën, nëse palët e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptarëve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra të tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qëllim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij.

Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shumë kollaj i jepet mundesia t’a servirë sikur këtë po e bllokon opozita.

Proceset demokratike të vendit nuk mund të mbesin peng disa njerëzve që vendosin interesat e tyre mbi ato të shqiptarëve.