DENONCIMI I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, DEPUTETJA ANDIA ULLURI
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit jam aty ku duhet të ishte vendndodhja e shkollës “ Ramazan Karaj” , Nikël/ Fushë-Krujë e cila prej dy vitesh është shembur dhe nuk po rindërtohet.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës dhe kërkesave zyrtare për informacion që kam dërguar si deputete sot nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet!
Investimi në arsim është investimi për brezat e ardhshëm dhe kjo mbetet një përgjegjësi kolektive!
Qeveria promovon fasada por realiteti është ky!