Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, protestuan sot paradite në zonën e rrethrrotullimit të Thumanës. Në mbështetje të kësaj proteste ishte dhe deputetja e PD, Merita Bakiu si dhe kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta.
Deputetja Bakiu gjithashtu pati dhe një reagim në facebook për këtë protest, e cila shprehet se kërkesat e banorëve janë të drejta.
“Në mbështetje të protestës së banoreve te bashkisë Krujë
Kërkesat e tyre jane te drejta .
Ata kërkojnë:
Të vendoset në dispozicion projekti përfundimtarë i rrugës Kashar – Thumanë.
A është parashikuar dalje në autostradën e re Kashar -Thumanë për rrethë 85 (tetëdhjetë e pesë) mijë banorë të Bashkisë Krujë?
Si e parashikojnë zgjidhjen e këtij problemi të jashtëzakonshëm infrastrukturorë për të gjithë banorët e Bashkisë Krujë?” – shkruan deputetja Merita Bakiu.