FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Sot ndodhem para jush për këtë komunuikim së bashku me sekretarin e përgjithshëm zotin Alibeaj, me zëdhënësen e Partisë Demokratike, zonjën Karabina. Dua ta nis me një deklaratë të shkurtër për t’i paraprir pastaj pyetjeve që do të keni në lidhje me zhvillimet më të fundit të ditëve të fundit, të dy ditëve të fundit.

Siç e dini, Partia Demokratike ka shpalosur prioritetet e saj politike që në nëndor të vitit që lamë pas, duke depozituar në parlament disa projektligje. Në veçanti i referohem paketës ligjore që është depozituar që prej 15 nëndorit, pra pothuajse dy muaj më parë, në komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, por dhe faktorit ndërkombëtar. Pas depozitimit të paketës tonë të propozimeve, paketë e konsultuar kjo me gjithë faktorin opozitar, ku përfshihen siç e dini listat e hapura, propozimi për votimin elektronik dhe numërimin elektronik të votave, propozimi për Shqipërinë një zonë elektorale dhe propozimi që most ë votojë vetëm një e treat e shqiptarëve që aktualisht merr pjesë në votim, por dhe një e teta që nuk merr pjesë në votime që ndodhet jashtë vendit dhe mundësisht dhe një etreta që rri në shtëpi. Pra, pas dërgimit të kësaj pakete të plotë kemi pasur për një kohë të gjatë premtime për mbledhje të komisionit. I kanë premtuar faktorit ndëkombëtar që do ta mbledhin në fund të dhjetorit, nuk e mblodhën, do ta mbledhin në fund të janarit, nuk e mblodhën. Tani papritur dje dëgjuam kryeministrin e vendit i cili iu kthye lojës së vjetër të përdorimit të alibive për mos mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore. Ndaj, mesazhi i parë që kam i drejtohet pikërisht atij. Për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen e opozitës dhe faktorë të veçantë të opozitës për t’i ikur përgjegjësive të shumta me të cilat ka lënë në baltë njerëzit dhe vendin. Në raport me Reformën Zgjedhore, kjo alibi nuk pi ujë. Ka një komision bipartizan të Reformës Zgjedhore ku janë të përfshira të gjitha palët. Ne kemi insistuar, jemi përkujdesur që kur ky komision nisi me iniciativën tonë që aty të jenë të përfaqësuar të gjitha palët opozitare. Është Partia Demokratike e Shqipërisë që e udhëheq këtë proces, ka të tjerë deputetë, ka përfaqësues të partive aleate, duke përfshirë edhe dy partitë e tjera që garuan në koalicionin tonë në 2021-in që ësëhtë PDIU dhe LSI. Pra, spektri opozitar është plotësisht i përfaqësuar, propozimet tona siç u thash pak më parë, janë propozime të konsultuara gjerësisht, përfshirë me aleatët e Partisë Demokratike në Kuvend, partitë e vogla aleate që garuan në listën e Partisë Demokratike. Padiskutim që ne mbetemi të hapur. Nëse ka plotësime, propozime për plotësime për çështje të tjera që reforma zgjedhore duhet të trajtojë, ndonëse mendojmë që me propozimin tonë, me paketën tonë kemi shteruar të gjitha çështjet kryesore që i shërbejnë njerëzve. Siç ua kam thënë në vazhdimësi, paketa jonë nuk është një paketë partizane që i shërben një partie apo një grupi partish. Listat e hapura i shërbejnë të gjithë qytetarëve pavarësisht prej bindjeve politike. Votimi elektronik, numërimi elektronik po kështu është vërtetuar se adreson disa prej shqetësimeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Shqipëria një zonë elektorale i jep përgjigje nga njëra anë pabarazisë së votës, e kemi thënë që mos ta përsëris, në zgjedhjet e fundit një deputetë në Vlorë u zgjodh me 8500 vota, ndërkohë në Kukës me 13500 vota. Ky nuk është përfaqësim as i drejt, as proporcional. Dhe së fundmi, vota e diasporës, vota e shqiptarëve që banojnë jashtë vendit. Ku me propozimet tona, në veçanti për Shqipërinë një zonë elektorale, për listat e hapura dhe për votimin elektronik i japin përgjigje shteruese të gjitha pikpyetjeve apo bllokazheve që ishin vendosur deri tani në mënyrë artificiale për të penguar votën e emigrantëve, apo votën e diasporës. Prandaj, alibitë kanë rënë dhe sot, disa ditë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, thirrja ime në emër të Partisë Demokratike është: Komisioni I Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna. Ky nuk do të jetë një tjetër vit alibish. Ky do të jetë viti ku të gjithë bashkohemi për t’i dhënë shqiptarëve një shtet në shërbim të tyre. Dhe kjo nis me një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-OHDIR-it, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e shqiptarëve për një demokraci përfaqësuese. Nuk ka asnjë alibi përveç atyre që shpikin vet dhe që shpikin rëndomtë në këto dy vite, komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë. Dhe në këtë kuadër, bashkëkryetari i Komisionit do të hedh të gjitha hapat në raport me procedurat për të mbledhur këtë komision dhe për të treguar para shqiptarëve se kush e do Reformën Zgjedhore dhe kush e pengon atë, kush është pro listave të hapura dhe kush është kundër. Kush është pro votës së diasporës dhe kush është kundër, kush është pro barazisë së votës dhe kush është kundër dhe kush është gati t’i japi shqiptarëve lirinë, barazinë dhe përfaqësimin përmes votës së tyre dhe kush kërkon të vazhdojë të qeverisë apo të livadhisë mbi një lojë politike tashmë të diskredituar dhe me kosto shumë të madhe për ekonominë e vendit, për familjet shqiptare e në veçanti për rininë shqiptare e cila në këto dy vite i është përgjigjur kësaj gjendjeje apatie politike të opozitës dhe përpjekjeve rë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të përdorur si alibi gjendjen e opozitës me largimin masiv nga Shqipëria. Këto janë interest e shqiptarëve të cilat do të marrin përgjigje, ky është misioni i opozitës dhe në krye të këtij misioni, në udhëheqje të këtij misioni, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj sot Partisë Socialiste të lërë mënjanë çdo alibi, të mbledh komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore, për t’i dhënë shqiptarëve pa vonesë një kod zgjedhor të reformuar në përputhje me pritshmëritë e tyre.