Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vlerësuar thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. Me anë të një postimi në rrjetin social X, zoti Basha u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisin punën për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë e tyre.

 

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA:

 

Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre.