REAGIMI I SEKRETARIT PËR PROGRAMIN, DEPUTETI ARBI AGALLIU

 

Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit.

 

Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë.

Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:

 

✅ Lista të hapura,

✅ Shqipëria një zonë zgjedhore,

✅ Votim dhe numërim elektronik,

✅ Votën e diasporës.

 

Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD  është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Tashmë që alibitë kanë renë duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhore.