REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT TË REFORMËS ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim.

PD është e vendosur pë reformë zgjedhore për shqiptarët !