REAGIMI I SEKRETARIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE NË PD, REZART KTHUPI

 

Ka vetëm një arsye për sjelljen e “opozitës së vërtetë” në parlament, që jetësohet nga “rrugica e luftë kundër të drejtësisë” dhe ajo nuk është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe as meraku për reformën zgjedhore.

Akrobacitë politike të aksionistëve, me regji të orkestruar nga maxhoranca, janë tentativa të dëshpëruara për të mbajtur peng Reformën Zgjedhore, për të mbajtur në këmbë marrveshjen e vitit 2008 dhe për t’i dhënë frymëmarrje regjimit të Ramës.

Për të gjithë faktorët politikë, parlamentarë ose jo, e veçanërisht për revolucionarët e djathtë pyetjet që kërkojnë përgjigje janë: A jeni për votimin me lista të hapura? A jeni për votimin e diasporës? A jeni për “Shqipëria një zonë zgjedhore”? A jeni për votim dhe numërim elektronik?

Pasi të gjejnë përgjigjen për këto pyetje, le të ndjekin këshillat e partnerëve e të bëhen pjesë e punës, diskutimit e konsensusit pêr një reformë zgjedhore në dobi dhe interes të shqiptarëve.