REAGIMI I SEKRETARES PËR GRUAN, TAULANDA JUPI
Shpopullimi në shumë qytete të Shqipërisë është emergjencë kombëtare që lidhet ngushtë me fuqizimin ekonomik, social, punësimin, arsimimin dhe specifikisht mirëqënien e grave dhe vajzave.
Në bisedë me gra e vajza demokrate në një zë ato shprehen të shqetësuara për problemet që çdo familje e thjeshtë e Kuçovës, Dimalit dhe padyshim e qyteteve të vegjël në ngjashmëri me ta, përballen çdo ditë.
Mungesa e një vizioni të qartë në qeverisjen qendrore dhe lokale, mungesa e investimeve, mungesa e arsimit profesional, mungesa e prespektivës dhe papunësia, mungesa e një strategjie kombëtare për të ndryshuar situatën ekonomike ka thelluar migrimin e brendshëm duke shkaktuar largim masiv, veçanërisht të të rinjve dhe të rejave nga qytete si Kuçova e Dimali apo të tjerë qytete si këta.
Kujdesi për gratë e vajzat, e veçanërisht për nënat shqiptare të cilat saktifikojnë çdo ditë në shërbim të familjes e shoqërisë, është detyrim jo vetëm për mirëqenien e tyre, por një detyrim për një shoqëri që njeh kontributin dhe çmon vlerat e familjes.