DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, ANDIA ULLIRI
Të nderuar qytetarë,
Dorëzova sot në Kuvend Kërkesën për informacion për rindërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ramazan Karaj” drejtuar Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Prej 2 vitesh shkolla është shembur dhe deri më sot nuk na keni vënë në dispozicion asnjë informacion për masat që janë marrë apo parashikoni të merrni për ndërtimin e Shkollës, por përkundrazi keni zgjedhur të heshtni, duke shkelur parimin e transparencës.
Unë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë kam dërguar disa kërkesa për informacion për të cilat as sot, në shkelje të paprecedentë të afateve ligjore, nuk kam asnjë kthim përgjigje.
Banorët e zonës kanë dalë në protesta duke ndaluar edhe fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, për shkak se ajo ndodhet shumë larg dhe “zgjidhja” e dhënë për ta është mësim i shkurtuar.
Pra një nxënëse do duhet të përshkojë 2 orë rrugë për të shkuar në një shkollë tjetër dhe të bëjë 2 orë mësim!
Kjo është e papranueshme dhe duhet të jetë këmbanë alarmi edhe për ju vetë si institucione.
Sot nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ju kërkoj të bëni transparencë dhe të ndiqni një orë e më parë këtë problem për të rindërtuar shkollën e Mesme të Bashkuar “Ramazan Karaj”.
Ndaj i bëj thirrje Bashkisë Krujë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të ndjekin këtë çështje dhe të përgjigjen nëse:
1.A keni aplikuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për financim/bashkëfinancim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ramazan Karaj”?
- Cilat janë mundësitë që po shqyrtoni për financimin e ndërtimit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ramazan Karaj”?