FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia është që përsëri në një tetatër që i volit kryekëput Edi Ramës dhe ministrave të tij të zhytur në afera, nuk pati asnjë akt parlamentar të opoyitës. As mundësi për të kërkuar llogari, as mundësi për të vënë para përgjegjësisë dhe as për të shprehur se ku qëndron opoyita dhe deputetët e opozitës në raport me hapat dhe hallet e përditshme të njerëzve. Natyrisht ky teatër do të ishte i pamundur në qoftë se një pjesë e deputetëve të opoyitës do të vendosnin interesat e njerëzve mbi interesat e ngushta. Ajo që mbetet në fund të ditës është një qeveri që ka 4 muaj që kalon aktet më monstruoze pa debat, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe një publik që në tërrësi i mohohet e drejta elementare e parlamentarizmit. E drejta elementare e parlamentarizmit është transparenca e akteve të qeverisë. Është përgjegjësia për ato akte që cenojnë inetersat e publikut, interesat e qytetarëve, interesat kombëtare. E reja ka të bëjë pikërisht me këtë. Sot është kaluar një dokument i cili quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Për një kohë të gjatë jemi mësuar që dokumente të tilla në veçanti pas futjes së Shqipërisë në NATO, t’i konsiderojmë punë rutinë. Por nuk është vetëm Shqipëria për fat të keq, por janë dhe vendet e tjera të cilat u dehën nga suksesi i zgjerimit në NATO dhe e konsideruan që të futesh në NATO, është njësoj sikur të blesh një polic sigurimi, të ndodh çfarë të ndodh pastaj, paguan NATO. Po s’është kështu.
Realiteti ku po jetojmë është shumë dinamik. Shqiptarët për nga natyra dhe për nga historia, nuk janë të pavëmendshëm apo të pavetëdijshëm për zhvillimet ndërkombëtare dhe për zhvillimet rajonale. Siç është bërë e qartë nga drejtuesit më të lartë politikë dhe ushtarakë të aleancës, mundësia për një konflikt të armatosur mes NATO-s dhe vendeve anëtare të NATO-s dhe forcave të treta, nuk ka qenë kurrë më e madhe që nga mbarimi i luftës së ftohtë, madje edhe më tej, që nga fillimi i viteve 80. Dhe padiskutim kjo nuk është diçka që luhet vetëm në hapësira gjeografike largë Shqipërisë. Ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar na kujtuan se sa afër dhe sa drithërues është propabiliteti i përshkallëzimit të konflikteve politike në konfliktet të armatosura dhe pikërisht e kam për sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës. Dhe në këto kushte padiskutim që strategjia e sigurisë kombëtare, duhej t’i nënshtrohej një debati politikë dhe publik. Është e pafalshme për një vend anëtarë të NATO-s të vazhdojë të zvarritet me dokumenta burokratike sa për të bërë detyrën, ndërkohë që mungesa e vëmendjes dhe e përgatitjes mund të kushtojë jetë shqiptarësh. Personelit të Forcave të Armatosura të parët dhe qytetarëve shqiptarë. Nuk dua të bëjë kasandrën, por nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljarë apo kryefamiljare, për një qytetar të përgjegjshëm dhe aq më shumë për një përfaqësues politik të vendit sesa të përgatitet për më të keqen kur e keqja është shfaqur në horizont. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa të fshihesh pas ombrellës të sigurisë së NATO-s dhe mos të bësh detyrat më minimale që të ngarkohen. Kjo është arsyeja pse depozitova amendamentet dhe strategjinë e sigurisë kombëtare.
Strategjia në vetvete, pavarësisht se kalon në formë ligjore, përbën bazën e asaj që udhëheq ligjet e tjera dhe në veçanti ligjet sa i takon burimeve financiare apo vendimeve politike në raport ndaj kërcënimin e sigurisë. E para, a përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi, sabotimi i integritetit territorial të Kosovës me mjete të armatosura si ato të sulmit terrorist në Banjskë? Po apo jo? Është e pafalshme që 6 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, kjo pyetje nuk shtrohet dhe kur shtrohet mbytet me mjerimin e teatrit politik në parlament dhe pastaj hidhet poshtë pa asnjë debat. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare të shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave të sigurisë së Kosovës. A ka në dorë shqipëria të bëjë gjithçka për t’i ardhur në ndihmë, jo vetëm politikisht por dhe financiarisht dhe ushtarakisht Kosovës në një rast të tillë? A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes një kontribut edhe për mbrojtjen e Kosovës, i cili më shumë se vlerën financiare, pas sinjalit politikë ndaj të gjithë aktorëve se Shqipëria nuk po fle gjumë dhe as nuk po fërkon duart me mbrojtjen nga KFOR-i, por jep kontributin e vet real që të paktën ngjarje të tilla të parandalohen. Ose nëse çmenduria i çon drejt përsëritjes, të përballen me përgatitjen e plotë, mjetet dhe instrumentat për ta s’mbrapsur. Ky propoyim u përfshi në amendamentin që u çua në Kuvend. Por siç e patë, fal teatrit politikë, as nuk u diskutua por u hodh poshtë. Amendamenti për t’i ardhur në ndihmë Kosovës është akoma në rendin e ditës, por sot u hodh poshtë propoyimi që në strategjinë e sigurisë kombëtare parashikohet një detyrim i përhershëm jo aty për aty, por i përhershëm i Republikës së shqipërisë për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Natyrisht as unë, as ju, as qytetarët shqiptarë nuk urojnë që të vij tek më e keqja, por detyra e gjithësecilit prej nesh në këtë kohë pasigurish globale, është të bëhemi gati për më të keqen. Dhe pasi e keqja në planin e brendshëm, në kuptimin ekonomikë, e papunësisë, e varfërisë, e kostove të jetesës ka kapluar shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pas një debati për to dhe përcaktimi i rrugës për t’i zgjedhur këto probleme ka kohë që është fshirë nga aula e parlamentit dhe shumica e forumeve të tjera të debatit politik, publik apo mediatik, minimumi i një shoqërie të përgjegjshme është që politikanët e saj të bëjnë parashikimet minimale për sigurinë kombëtare. Nuk ka arsye më të fortë për ekzistencën e një shteti sesa siguria. Ndaj akti i sotëm është dëshpërues në dy aspekte: së pari tregon se çfarë bataku lundron, çfarë meskiniteti lundron kjo qeveri dhe ata që e mbështesin me kartona në atë sallë dhe së dyti dhe më e rënda, e jep këtë sinjal edhe tek kundërshtarët apo armiqtë e interesave të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Kosovës dhe të shqiptarëve në tërrësi. Sot fërkojnë duart teksa shohin nga njëra anë pamundëson qoftë dhe debatimin e një çështjeje të tillë dhe nga ana tjetër votohet në bllok kundër një akti elementar që ky vend e ka për detyrë ta ndërmarrë në raport me sigurinë e vet kombëtare, me sigurinë e shqiptarëve dhe me sigurinë e Republikës së Kosovës.
Nuk ka asnjë justifikim. Votimi sot nuk do të ishte alokim i menjëhershëm i këtyre parave, por do të shtronte rrugën për amendamentin tjetër që ka javë i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Por do të ishte një sinjal i qartë i vullnetit politik që Republika e shqipërisë ka për të mbrojtur veten e vet, shtetasit e vet, interesat e veta kombëtare që është detyrim kushtetues. Ndaj minimalisht akti i sotëm është një lënie në baltë, një braktisje i një detyre jo thjesht atdhetare, por kushtetuese në një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe të mbushur me sfida. Ky nuk është nga ato raste larg qoftë kur themi: do shikoni se çfarë do të ndodh për shkak të papërgjegjësisë tuaj, sepse larg qoftë në qoftë se ngjarjet vazhdojnë të zhvillohen me damarin e keq të cilin u shpalosën 4 muajt e fundit të vitit që shkoi por dhe në fillim të këtij viti, kjo nuk është nga ato çështje ku politikanët mund të tregojnë me gisht njëri-tjetrit dhe të thonë ja të thash bëje këtë, shiko se bëre e shikoji pasojat. Spepse pasojat nuk janë nga ato me të cilat bëhet paradë me emisione në fushata elektorale. Pasojat janë jetë njerëzore. Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët, siguria e shqiptarëve, e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Kosovës dhe më gjerë. Ndaj në këto kushte për këtë aspekt të amendamentit, e para që ndjej është ndarja e neverisë së thellë për papërgjegjshmërinë e treguar sot me hedhjen poshtë pa asnjë diskutim të këtij amendamenti dhe së dyti t’i them çdokujt se nuk do të resht dhe nuk do të reshtim si Parti Demokratike për të bërë gjithçka që asetet e Shqipërisë që janë të shqiptarëve dhe jo të Edi Ramës dhe të ministrave të tij, aftësitë apo potencialet ekzistuese të Shqipërisë të vihen tërrësisht në dispozicion të sigurisë tonë kombëtare dhe të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Bashkë me ekspertët tanë të sigurisë kombëtare, në javët e ardhshme do të detajojmë hapat e tjerë të cilët për fat të keq bëhen më të vështirë nga verbëria dhe kuturisja e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie në nivelin mëtë ulët të përgjegjësisë politike që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite. Ka pasur kohë ku Shqipëria ka qenë shumë më e varfër dhe s’ka treguar këtë nivel papërgjegjshmërie në raport me sigurinë e vet kombëtare.
Aspekti i dytë po kaq i rëndësishëm i amendamentit për strategjinë e sigurisë kombëtare, ka lidhje të drejtpërdrejtë me një nga rreziqet kryesore që vjen për sigurinë kombëtare. Këta jën zyrtarët e korruptuar, politikanët e korruptuar. Ata të cilët, siç e tregojnë qartë dhe strategjitë e NATO-s, BE, SHBA, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera anëtare të BE, përbëjnë një shënjestër të butë për faktorë të tretë, për të deortuar dhe mundësuar politikat e tyre destabilizuese mbi vende anëtare të NATO-s me logjikën që aleanca është aq e fortë apo aq e dobët sa hallka e vet më e dobët. Rrezigjet të sigurisë kombëtare të çdo vendi siç është e qartë edhe nga vendimet edhe qëndrimet e NATO-s, nuk janë më ato që kanë qenë 30, 40 vitesh, nuk është thjesht kush ka më shumë ushtarë, avionë, tanke, topa, raketa e tjerë. Rreziku më i madh i shoqërive moderne është sabotimi nga brenda i aftësisë së këtyre shoqërive për t’u mbrojtur, për t’u vetmbrojtur apo për të bërë detyrën e vet në raport me angazhimet që vendet kanë për të mbrojtur dhe aleatët e tjerë. Siç presim ne me të drejt nga traktati i atlantuikut të Veriut që na vijnë në ndihmë në qoftë se sulmohemi, kështu kemi detyrë t’iu vijmë në ndihmë në qoftë se sulmohen. Por një shoqëri që nuk është në gjendje të ruaj të dhënat personale të shtetasve të vet nga epidemia e hakerimeve nga fuqi të treta. Një shoqëri që nuk është në gjendje të paguaj siç duhet policët e vet, oficerët e vet të Forcave të Armatosura, apo të blejë mjaftueshëm pajisje që Forcat e armatosura të jenë në gjendje të bëjnë detyrën e tyre sepse këto para vidhen, shpërdorohen me skema korrupsioni marramendës si këto që kanë dalë në pah para gjithë botës vitet e fundit, si ajo e inceneratorëve, atëherë është e qartë që korrupsioni është jo thjesht një kancer për shoqërinë, për ekonominë, për shtetin e së drejtës, por është një rrezik permanent i pranishëm e i qartë për sigurinë kombëtare. Dhe kjo është arsyeja asgjë tjetër se pse në strategjinë e sigurisë kombëtare duhet të ketë një vend të veçantë për korrupsionin si rrezik i pranishëm, i qartë dhe permanent ndaj sigurisë kombëtare, si dhe një propoyim se çfarë duhet bërë për luftën kundër korrupsionit. Ju e dini se prej muajsh një propoyim i tillë është depozituar nga ne në Kuvendin e Shqipërisë, që është propoyimi për vettingun e politikanëve. Që do të thotë kontroll i thelluar i integritetit të figurës sa i takon aferave korruptive me parimin ndiq paranë duke forcuar instrumentetet e këtij kontrolli dhe duke i shtrirë ato edhe në një pjesë tjetër të integritetit të figurës, që njihet tashmë si proces në raport me magjistratët shqiptarë, që është kontrolli i marrëdhënieve të papërshtatshme krahas marrëdhënieve me krimin e organizuar. Por pse jo në situatën ku ndodhemi edhe vartësia ndaj faktorëve të tretë armiqësorë me interesat tona kombëtare apo me interesat tona të përbashkëta euro-atlantike. Dhe në këtë kuadër amendamenti propoyonte që në strategjinë e sigurisë kombëtare, të shtohej korrupsioni si një rrezik dhe ngritja e luftës kundër korrupsionit në një nivel tjetër përmes forcimit të bazës ligjore dhe të instrumentave për pastërtinë e figurës të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë si një zotim për të ecur përpara me propoyimin që kam paraqitur dhe çdo propoyim tjetër më të mirë që merret me këtë plagë të jashtëzakonshme te vendit që është korrupsioni. Edhe një herë, faturën më të madhe e paguajnë shqiptarët. Kurrë korrupsioni nuk ka qenë kaq i shtrirë dhe kaq i thellë, kurrë nuk ka glabëruar kaq shumë nga xhepat e shqiptarëve dhe kjo padiskutim në vetvete është një temë që merriton vëmendje të përditshmë e të përnatshme dhe që nuk po e merr, por nga ana tjetër meqë çështja në rendin e ditës ishte siguria kombëtare, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që korrupsioni është po kështu një rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare.
Votimi kundër i këtij amendamenti natyrisht përkon me krizën më të thellë që një qevri ka njohur, nuk ka ndodhur në Shqipëri as në Ballkan të dalë zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar dhe përfitues financiar dhe elektoral i aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, aferës së inceneratorëve dhe të vazhdohet sikur s’ka ndodhur asgjë. E kam thënë dhe e përsëris, minimumi që një shoqëri normale në një politikë normale do të ishte largimi nga detyra, dhënia e dorëheqjes dhe inkurajimi i një hetimi të plotë dhe gjithëanshëm që do të përfshinte personin e treguar me gisht nga dyshi i tij. Jo nga opozita, as nga kundërshtarë të tjerë politikë me agjendë të tyre, por nga dyshi i tij tashmë vet nën hetim dhe në arrati për shkak të të njëjtës aferë. Nuk ka ndodhur dhe e kundërta ka ndodhur dhe po ndodh.
Ka javë që kam paralajmëruar nga kjo sallë dhe që nuk hidhet poshtë por po bëjnë lojra fjalësh që përgjigjja e vetme ndaj thellimit të hetimeve të përfshirë kokat aktuale të qeverisë në raport me inceneratorët, është presioni i hapur ndaj SPAK. Natyrisht do të ishte hipokrite të mos thonim diçka që e dinë të gjithë shqiptarët, një nga arsyet kryesore pse ky precedent vendoset në Shqipëri në raport me 34 vite, por në raport me Ballkanin, është dhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për t’u marrë seriozisht me problemet e vendit. Ky është padiskutim edhe luksi, tolloni i çdo të enjte që një pjesë e opoyitës që i dorëyon Edi Ramës dhe është boshti i vetëm rreth të cilit rrotullohet një qeveri dhe një kryeministër që nuk kanë asnjë arsye të jenë më aty. Arsyeja e vetme, ushqimi i vetëm i përditshëm, i përnatshëm, është dobësimi dhe strategjia e dobësimit të opoyitës nga një grusht njerëzish që interesin e tyre personal e kanë vendosur qartësisht mbi interesat e qytetarëve dhe mbi interesat e opoyitës. Kjo strategji duket kudo. Duket në një ditë si e sotmja në parlament, duket në tendencën për t’iu imponuar qytetarëve një agjendë krejt ndryshe nga hallet dhe problemet e tyre të përditshme me efekt që e gjithë klasa politike, qeveria po se po, por dhe opozita që duhet të bëhet shpresë, duket totalisht e detashuar nga problemet dhe nga hallet e njerëzve. Dhe në vend që të ngjall besim, ngjall dëshpërim, në vend që të mobilizojë, çmobilizon, në vend që të derdhet në bulevarde, me zi mbush rrugicat. Dhe në vend që t’i thërrasin vëmendjes, të bëjnë bilancin, të lënë mënjanë interesin personal dhe të bëjnë çfarë është për t’u bërë në raport me këto probleme, pastaj shpikin armiq pa e kuptuar se këtu vetëm se groposen gjithmonë e më thellë në vrimën e përqeshjes, e përbuzjes dhe harresës nga ata të cilët duhet t’ju japim shpresë. Ne nuk jemi pjesë sigurisht e kësaj. Kemi bërë thirrje prej fillimit dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodh, kemi përjetuar një strategji dhe po bëjmë gjithçka ditë për ditë që sa na takon ne PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve, propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish të cilët testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as për interesa personale, por pikërisht për t’i dhënë fund politikës së telenovelave të teatrit me 4, 5 aktorë dhe me një regjizor apo dy regjizor dhe për të projektuar një politikë, një kulturë politike që në qendër të vëmendjes ka njerëzit dhe hallet e njerëzve. Po e bëjmë këtë në mënyrë të përditshme, natyrisht që jam i inkurajuar nga përgjigjja që po vjen në radhë të parë nga demokratët në procesin e risrukturimit të partisë që po shkon drejt përfundimit, por dhe nga përfaqësuesit e grupeve të interesit. Sigurisht nuk jemi aty ku duam të jemi, sepse strategjia e dobësimit të opozitës dhe e nënshtrimit të opozitës në inetersa personale ka bërë të vetën, por çdo gjë e ka ciklin e vet. Çdo gjë e mirë por dhe çdo e keqe e ka një fund dhe ne do të punojmë pa reshtur që e keqja që ka mbuluar vendin t’i afrohet fundit dhe që shqiptarët të rigjejnë besimin tek forca e gjithsecilit dhe tek forca e të gjithëve ne bashkë për ndryshim. Sigurisht kjo nuk mund të jetë thkjesht dhe vetëm një synim, një slogan, një poezi, duhet të jetë një plan pune, duhet të nis duke i treguar shqiptarëve që ka një rrugë për të dalë nga kjo situatë. Një rrugë reale jo virtuale, që në këtë rrugë mund të ecet dhe që kjo rrugë na nxjerr aty ku duan dhe shpresojnë shumica dërrmuese e njerëzve me halle të cilët këtë të enjte si çdo të enjte nuk e shohin veten e tyre, familjet e tyre, hallet e tyre të përfaqësuara në teatrin grotesk të një grushti njerëzish në të dyja anët që shohin vetëm interesin e tyre personal, e kanë braktisur tërrësisht detyrën dhe betimin për të cilën ndodhen në atë sallë.
Tiranë më 08/02/2024