PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 12 TË PD, TIRANË

 

-E largët dita, duket sikur ishte largë, kur ishim në një sallë tjetër shumë më të vogël se kjo, të mërzitur, të lodhur nga lufta e pakuptimtë që ishte shpallur Partisë Demokratike dhe demokratëve, vetëm sepse donin të qëndronim në krah të vlerave me të cilat jemi themeluar. Aleancës me perëndimin, një PD euroatlantike, proamerikane, proeuropiane, një Parti Demokratike që beson tek këto vlera që janë liria, demokracia, barazia para ligjit. Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jeë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shoprese. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion.

 

-I kemi sytë plotë gëzim sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari.

 

-Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me groistët për të sjell mallrat ë skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëv. Dhe këtu shikon fermerin e rënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i ktehehen në bekim, i janë kthyer në borxh.

 

-Duhet ta ndjesh dhimbjen e njerëyve. Dhimbjen e prindërve që po u largohen fëmijët ditë për ditë në emigracion. S’ka rëndësi janë të majtë apo të djathtë. Votues të Partisë Demokratike apo ish votues të ëksaj qeverie dhe këtij kryeministri që po i përzë fëmijët ditë për ditë nga shtëpitë e tyre. Duhet ta ndjesh ankthin e sipërmarrjes e cila përballet si një sanduiç. Nga njëra anë nga kostot e rritura të jetesës dhe nga ana tjetër nga kamzhiku I përditshëm i një administrate të verbuar nga klientelizimi. Dhimbjen e profesionistëve që pasi investohen vet apo investon familja e tyre në një arsimim dhe pasi marrin një profesion e gjejnë veten më të taksuarit në ballkan. T’I ndjejmë dhimbjet e njerëzve jo thjesht t’i lexojmë. Shqiptarëveu ka ardhur në maj të hundës me premtime boshe. Ndaj programi ynë i hartuar me ekspertët më cilësor që njeh Shqipëria dhe ata që na qëndrojnë në krah aleatët tanë perëndimor. Është një program që jep zgjidhje realiste.

 

-Natyrisht ne e dimë se çfarë mizash kanë nën kësulë këta me njëri tjetrin dhe ju e dini unë s’jam I batutave, sepse zakonshit batutat bëhen për të heq vëmendjen nga zullumet, por kësaj radhe do të bëj një përjashtim e do t’i përgjigjem me një batutë që e ka shumë qejf: kokat hëngshin me njëri tjetrin. Nuk nab ëhet vonë as për Arben Ahmetajn, hajdut me çizme, pavarësisht se dikush betohet për kokën e tij tani. As për Edi Ramën dhe Erion Veliajn që ky I tregon si pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe as për zinxhirin e një pjesë tani në burg dhe një pjesë nën hetim për inceneratorët. Ajo për të cilën nab ëhet vonë ne dhe shqetësohemi si demokratë është shqetësimi I të gjithë shqiptarëve, që këta kanë vjedhur qindar milionë euro. Prandaj nuk ka para për subvencione për fermerët.

 

-Hallin e kanë nga SPAK. I janë vërsulur SPAK-ut, kur në fakt është hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë. Se ligji deri tani në këtë vend ka qenë vetëm për fukarain, për atë që nuk ka kujt t’i bi në telefon. Këta shkojnë në burg për lidhje telash, ndërsa këta që vjedhin qindar miliona dhe asete publike, shëtisin restoranteve luksoze jashtë shtetit. Kjo nuk është Shqipëria e cila u ngrit rinia dhe u themelua PD 34 vite më parë. Kjo nuk është Shqipëria si gjithë Europa, kjo është Shqipëria si Rusia. Po nuk pate barazi para ligjit i ke la duart me demokracinë. Dhe barazia para ligjit nuk mund të fillojë pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe të fortëve që nuk I prekte dikur ligji. Tani falë reformës në drejtësi që të gjithë e dimë që nuk është bërë nga ngrënësit e kumbullave dhe të dardhave, por është bërë sepse kështu insistuan partnerët tanë dhe fal edhe vizionit tonë për të votuar një reformë konsensuale. Tani që SPAK-u i vë para përgjegjësisë, kanë filluar ta godasin sepse duan ta konpleksojnë, duan ta kontrollojnë apo ta mbysin. Detyra jonë politike është të qëndrojmë në krah të drejtësisë dhe SPAK-ut. Asgjë sështë perfekte, por është hera e parë që një institucion ka kurajon dhe profesionalizmin dhe mbështetjen ndërkombëtare për të bërë atë që ishte e pamundur, për të vënë të fuqishmit para drejtësisë. Ndaj ka dhe do të ketë mbështetjen politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

-Sot duhej të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike për Edi Ramën për akuzat e bëra nga dyshi i tij që është pronari I vërtetë i inceneratorëve, ta vendoste para gjyqit të opinionit public në parlament. Në fund të fundit opozita s’ka shumë pushtete, po këtë mundësi e ka dhe këtë mundësi nuk ia heq dot askush përveç vetes vet. Sot Edi Rama duhej të goyhdohej në parlament për implikimin që I bën dyshi I tij, beniamini I tij I dashur në arrati sepse kërkohet nga SPAK. Por kjo nuk ndodhi sepse u bënë 3 muaj që parlamenti është kthyer në një teatër. Një teatër që luhet nga një grusht aktorësh. Një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre po jo hallin e shqiptarëve. Njëri nuk do listat e hapura dhe thotë ik Enkelejd të vij unë bashkëkryetar. Tjetri ka problem të pambyllura me drejtësinë, tjetri nuk ka projekt politik përveçse të jetë vet deputet.

 

-Alternativa jonë është e qartë dhe s’është dhe vetëm vokacion i demokratëve, është thirrja e kohës për një sistem zgjedhor me lista të hapura për t’i dhënë mundësinë çdokujt që të votojë deputetin apo deputeten që e përfaqëson. Pra të mos hedh një votë të verbër. Së dyti barazia e votës. Si mundet që vota në Tiranë të peshojë më shumë se vota e Vlorës? Ky është shtrembërim i votës i bërë me prapavij politike. Votimi elektronik. Është I shtrenjtë thonë. Sigurisht që është I shtrenjtë kur I çon lekët tek inceneratorët, kur e ke çuar trefish apo katërfish çmimin e kilometrit të rrugës. Por në fakt nuk është asgjë me dëmin që I sjell ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve një demokraci e shtrembëruar që në gen, pra që në zgjedhje. Është një faturë që lahet shumëfish  nga përfitimi që i vjen publikut. Pra zgjedhje të pakonstetuara dhe dhënien fund e javëve të tëra paralizimit të shoqërisë dhe të ekonomisë siç ndodh gjithmonë për procesin e numërimit. Dhe së fundmi, gjysma e shqiptarëve jashtë kufijve janë të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur. Këto janë prioritetet tona, këtu do insistojmë. Por shikojeni ka dy javë që ky debat vlon në Partinë Demokratike, por heshtin të tjerët. Hesht qeveria, heshtin dhe këta që debatin për Reformën Zgjedhore e kanë kthyer në debat për karrige.