PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS 7 TË PD, TIRANË
-Përvoja e fituar, mësimet e nxjerra në këto dy vite, nuk është një pasuri personale, është një pasuri për të gjithë vendin. Dega 7 është një miniunivers ku ngjarjet zhvillohen me një dinamikë përfaqësuese të qytetit dhe për pjesën tjetër të Shqipërisë. Prandaj e shoh me optimizëm progresin që keni bërë. Duke rivendosur themelet, duke afruar njerëzit e larguar për shkak të zallamahis që na kaploi klto dy vite.
-Testi ynë i fundit ultim për gjithësecilin këtu prej nesh, është sa të përgatitur jemi jo thjesht t’i kuptojmë hallet e njerëzve por dhe t’i bartim në programin tonë politikë dhe në betejat tona politike. Dhe ky është një test që nuk kalohet në qoftë se nuk jemi pranë njerëzve për t’i dëgjuar ata.
-Ne kemi paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë dhe jo demokratët por dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ndjerë të papërfaqësuar. Nuk jemi këtu për të vajtuar çfarë kaluam, por për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kjo është bara jonë për të krijuar klimën e nevojshme për ta çuar këtë detyrë deri në fund.
-Kushdo prej kandidatëve të degës 7 të jetë fituesi, lidershipi i kësaj dege do të jetë në duar të sigurta. Me të vërtet një brez i ri demokratësh po e merr stafetën e Partisë Demokratike. Një brez demokratësh të kalitur me rezistencën ndaj një pushteti abuziv deri në mizori, vetëm sepse janë demokratë. Një brez që ia ka dalë të dalë mbi oqeanin e intrigave me kokën lartë, me vizion të qartë, me vlerat e duhura dhe tashmë i përgatitur sot për të marrë fatet e PD dhe besër fatet e vendit.
-Rruga që na pret është plotë me sfida, por ajo që na mban në këtë betejë, kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Shumica dërrmuese nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ka larguar rininë dhe nuk duket me sy mbarimi i kësaj mynxyre. Duhet të dalim nga ky rreth vicioz, duke çarë një rrugë të re për qytetarët. Si do ta arrijmë këtë nëse kultura e politike është e vjetra. Kjo është sfida, ky është kapërcimi që po bëjnë demokratët edhe këtu në degën 7. Një kulturë e re politike duke vënë në qendër njerëzit. Kësaj i kemi dalë për zot.
-Nuk kanë buruar nga eterri aksionet e PD. Që nga propozimi për ndryshimi i kodit zgjedhor, tek ligji për vettingun e politikanëve, mbështetja pa kushte për SPAK, me qëndrimet e qarta për rrezikin permanent të sigurisë kombëtare për shkak të dinamikës në rajon dhe më gjerë. Asgjë nuk është rastësi, janë pjesë e këtij vizioni, e kësaj kulture të re politike. Dhe padyshim kjo i shqetëson arkitektët e kulturës së vjetër politike. Prandaj me çdo propozim që bëjmë ne na fusin shkopinj nën rrota që të na devijojnë në sokakun e marrëzive të tyre dhe të merremi me ta dhe jo me njerëzit. Në qoftë se kjo ndodh, beteja është e humbur
-Është më pak se 1/8 e afeës së inceneratorëve, propozimi ynë për sigurinë kombëtare. Preferojnë të vjedhin 8 herë më shumë, sesa të debatojnë për vlerën dhe të tregojnë se çfarë kanë kundër propozimit për 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion, nuk iu bëjnë sytë dritë, nuk duan t’ia dinë as për Kosovë, as për Shqipëri, as për siguri kombëtare, e gjitha është një fasadë shtyje ta shtymë, rroftë kaosi brenda opozitës se e dinë fare mirë po të jetë në dorën e shqiptarëve, po të kemi zgjedhje të lira e të ndershme koha e tyre ka mbaruar.
-Nesër komisioni i reformës zgjedhore pas të gjithë teatrove së bashku që lanë bërë për ta penguar, ka shansin të eci përpara, sepse e dimë të gjithë me këtë kod zgjedhor nuk ka zgjedhje. Sigurisht Edi Rama nuk do ta ndryshoj sistemin, ka mjaftueshëm njerëz brenda opozitës të cilët me skuthllëk duan të njëjtën gjë që do Edi Rama por skanë guximin ta thonë. Por ne duam atë që duan shqiptarët. Ne duam lista të hapura që njerëzit të zgjedhin atë që duan ata, votimin elektronik, barazia e votës përmes Shqipëria një zonë elektorale dhe së fundmi votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen.