Reagim i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:
Sot Edi Rama rrëzoi propozimin e Lulzim Bashës për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Nuk është aspak çudi!
Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë kombëtare.
Por, i ndihmuar dhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputët e PD -së
kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës.
Vetëm të verbërit dhe të marrët
mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së
ishin pro përfshirjes së Kosovës në
Strategjinë Kombëtare të Shqiperisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe,
pika e dytë lidhej me luftën kundër
korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.