PJESË NGA FJALA E KRYETARI I PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS NR. 1 TË PD, TIRANË

 

– A bëhej dot ky antarësim pa mbështetjen e SHBA? A  ka shqiptarë që nuk e di se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO,  ishte vullnet personal i presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. Kush nuk e di ta mbajë vëth në vesh. Procesi kishte aleatët tanë, mbështetësit tanë, por kishte dhe kundërshtarët tanë. E them sot me përgjegjësi të plotë si ministër i jashtëm i Shqipërisë, negociata që mbeten jashtë sensacioneve mediatike. Po, po. Kundërshtarë që Shqipëria të mos antarësohej në NATO. Jo nuk është gati,  nuk jeni gati, etj. Duhej vizioni strategjik dhe vendosmëria politike e SHBA, që Shqipëria të futej në NATO,  sot e 15 vite më parë. Se ku do të ishim pa këtë vizion, se ku do të ishim pa mbështetjen e presidentit Bush, që dua në këtë ditë të veçantë ti shpreh mirënjohjen nga zemra në emër të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Një Zot i madh e di. Kishte zëra në korridoret e Aleancës që thoshin: ç’na duhen këta shqiptarët?! Çdo të bëjmë me këta shqitarët?! Dhe nga ana tjetër kishe presidentin amerikan që porosiste përfaqësuesen në NATO dhe e pyeste vazhdimisht: Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

Deri sa erdhi dita ku u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të fortë të planetit që njeh njerëzimi, aleancën më të fortë politike, ushtarake,  por edhe aleancën më të fortë të vlerave.

Kemi detyrime politike ndaj Aleancës, dhe dihet detyrimi numër 1 i Aleancës është që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Ne kemi detyrime ushtarake që ka vite që nuk i përmbushim. Gjendja e forcave tona të armatosura është ku thërret qameti. Në vend që të ishin zgjuar nga kambanat e alarmit që bien në Europë,  por edhe këtu në shtëpinë tonë, në Kosovë, në Banjskë, si rezultat i një serbie putiniste, revizioniste, agresive, vazhdojnë e abuzojnë ato pak fonde që u japin forcave të armatosura. Ky është një turp më vete.

 

– E treta është më e rënda. Jemi një aleancë vlerash, do të thotë jemi një aleancë ku futen vetem vende ku ka demokraci funksionale dhe ku ka shtet të së drejtës. Tani për shkak të mënyrës se si shumë politikanë shqiptarë i kanë përdorur këto fraza në këto 34 vite, mund të duken si fraza boshe, por më besoni që nuk janë fraza boshe. Janë dy strumbullarët mbi të cilat ndërtohet mirëqenia materiale, shpirtërore, shëndetësore, kulturore e kombeve, drejt të cilave largohen edhe sonte që flasim, shqiptarët në emigracion. Demokraci funksionale do të thotë që një qeveri funksionale ngrihet dhe bie si rezultat i votës së qytetarëve të vet. Shtet i së drejtës do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nga një lypës që fle jashtë tek presidenti i vendit. Ku jemi ne me këto parime? Ku thërret qameti. Ne kemi disa palë zgjedhje ku vullneti I qytetarëve është deformuar. 34 vjet demokraci dhe deri para pak kohësh nuk kanë guxuar një njeri nga ata të paprekshmit para drejtësisë. Ndaj dhe shqiptarët, qoftë politikanë, oligarkë apo përfaqësues dhe faktor i krimit të organizuar. Ndaj edhe Shqipëria po boshatiset. Këta ia kanë dalë të shkatërrojnë besimin tek demokracia. 34 vjet kanë arritur të shkatërrojnë besimin te demokracia që ka 300 vjet që ndërtohet nga Britania e Madhe në SHBA e Europë.

 

– Shqiptarët janë artistë, shpikës, gjeni në mbarë botën por jo në vendin e tyre, sepse një kastë e vjetër politike vazhdon ta mendojë e ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e tyre të trashëgueshëm. Kjo është vija ndarëse midis lindjes e perëndimit. Mes autokracive alla putiniste dhe demokracive. Kjo është vija ndarëse midis Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe bishtave të tjerë, dhe ne e themi dhe e shpallim sot këtë me kokën lart dhe me zërin e plotë: Kjo është vija jonë ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit. Misioni ynë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sa të kthejmë shpresën e shqiptarëve se atë që gëzojnë në vendet e tyre mund, duhet dhe do ta gëzojnë këtu në Shqipëri. Me një kulturë të re politike,  me një qeverisje të re e cila në qendër ka interesin e qytetarëve, interesin publik.

 

– Qëndrimet tona për reformën zgjedhore u bien ndesh interesave të kastës së vjetër. Prandaj dhe kanë bërë pazarin e rradhës i cili nuk fshihet dot as me përpjekje teatrale për të tërhequr vëmendjen, as me denoncime me leje. Fakti është që është një pazar për ti mbajtur listat e mbyllura, për ta mbajtur sistemin nën kontrollin dhe diktatin e tyre, për të mos i kthyer shqiptarëve atë që dalëngadalë dhe pastaj me një goditje të madhe ia kanë vjedhur në 2008-ën, të drejtën për të emëruar shqiptarët dhe jo dinosaurët e tranzicionit, përfaqësuesit e tyre në Kuvend e rrjedhimisht në qeverisje. Prandaj janë bashkë.

Janë bashkë në pazar ku Edi Rama do të sigurojë vazhdimësinë, përkundër faktit që 2/3 e shqiptarëve nuk duan ta shohin më me sy, dhe këta të tjerët duan të sigurojnë një karrige për vete. Kaq e thjeshtë është.