PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, BERAT
Pakti apo pazari javës që po mbyllet, nuk është aq i pafajshëm apo qesharak siç duket. Është dhe qesharak, sepse të nisesh dhe t’u thuash demokratëve se do të rrëzojë Edi Ramën dhe të përfundosh me një komision që do të qortojë Ilir Beqën, ndërkohë që prokurorët e SPAK-ut do ta marrin të pandehur nesër, kjo do të thotë të tallesh jo vetëm me demokratët, por me cdo shqiptar. U është bërë faqja sholl sepse nuk kanë interesat e shqiptarëve.
Dua të jem fare i qartë, unë nuk jam kundër bashkëpunimit në politikë, se përndryshe do të ishim enveristë. Vetëm enveristët dhe komunistët dhe enveristët e shpallnin kundërshtarin armikpër ta asgjësuar. Kjo padiskutim është një kulturë post enveristë e ngulitur thellë në Shqipëri. Kundërshtari politik në një situatë normale nuk është për t’u asgjësuar, është për të debatuar dhe për të fituar ideja më e mirë në favor të shqiptarëve. Prandaj dua ta përsëris dhe sot, nëse këta bajlozët 34 vjeçarë, edhe më të lashtë faktkisht atëherë kur kishte vetëm një parti, do të ishin bashkuar për ta çliruar sistemin politik, për të thënë ok boll më kështu se u bëmë gjyshër e stërgjyshër, t’ua kthejmë shqiptarëve atë që ua kemi marrë, në veçanti që ua kemi marrë nga 2008-ta. Sepse këta dy shkatërruan sistemin zgjedhor duke i mbyllur listat dhe duke u hequr shqiptarëve të drejtën per të çuar në parlament atë që duan shqiptarët e jo ata që duan kryetarët.
Pra në qoftë se do të kishin rënë dakord për listat e hapura, në qoftë se do të kishin rënë dakord për vettingun e politikanëve, në qoftë se do të kishin rënë dakord siç ua kam propozuar me shkrim në parlament për të hequr imunitetin e parlamentarëve, pra në qoftë se këta do të ishin bashkuar se i kanë thirrur mendjes me një ndjesi faji apo dhe ndjese ndaj shqiptarëve, padiskutim do ta kisha përshëndetur. Dhe votat e deputetëve të Partisë Demokratike do të ishin aty për të mbështetur ndryshime të tilla. Por ky Pazar, kjo marrëveshje bëhet për interesat e tyre dhe jo vetëm jo për interesat e shqiptarëve, por kundër interesave të shqiptarëve.