PJESË NGA INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË EMISIONIN “ZONA 0” NË TOP NEWS:

 

Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillium. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma. Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama. Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme. Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon. Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M. E kam fjalën në anën institucionale të çështjes. Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta. Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.

 

Partia Demokratike dhe unë personalisht si kryetar i saj, kemi një koordinim shumë të ngushtë me partnerët tanë strategjikë, për arsyen e thjesht se objektivat tona përputhen jo 99, por 100%. Duke filluar nga objektivat madhore, duam që Shqipëria të anëtarësohet një orë e më parë në Bashkimin Europian. Dhe ky proces kalon përmes reformave. Tani këta politikanë të vjetër që nuk janë zgjidhje por janë problemi, e shohin këtë rrugë të reformave në konflikt interesi me interesat e tyre. Dhe ky është konflikti i parë që na pozicionon. Ne shihemi sy më sy me faktorin ndërkombëtar konstruktiv, pra Euro-Atlantik, sepse ndajmë qëllimin më madhor sa i takon Shqipërisë. Të njëjtat qëllime madhore ndajmë sa i takon Kosovës dhe në tërrësi të faktorit shqiptar në Ballkan. Ndërsa qeveria aktuale, kryeministri aktual por dhe patericat e tij që para dy javësh amnistuan të korruptuarit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit në raportin e tij sot thotë korrupsioni është problemi më i madh i vendit, ndërhyrrja në gjyqsor është problemi më i madh i vendit, u bënë bashkë për të amnistuar të korruptuarit. Duke dhënë një sinjal negativ opinionit publik, por dhe SPAK-ut që ju i hetoni, ne i lirojmë. Ky është tensioni, këto janë çështjet e vërteta. Pastaj ato të tjerat janë maskime që si aktorë me përvojë politike, këta i hedhin për ta shfokusu vëmendjen e njerëzve nga ato që na ndajnë me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, na ndan qëndrimi ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të ndryshojëm, këta e duan Shqipërinë kështu, me një gjasme parlament, me një gjasme qeveri, me korrupsionin në majat më të larta, me katër pesë oligarkë që kontrollojnë ekonominë, me kontroll total mbi gjyqsorin. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe ne besojmë se të njëjtën gjë duan edhe qytetarët të djathtë apo të majtë.

 

Tifozeria është diçka, vota është përgjegjësi për familjen tënde, për veten tënde. Në qoftë se ti thua ky është “Skënderbeu”, “ky është baba im”, “ky tjetri është burrë mali ose fushe”, dhe nuk shikon se si këta njerëz kanë shpërdoruar besimin e tyre, se si këta nuk kanë asgjë tjetër me na ofru, atëherë je përgjegjës para fëmijëve të tu, para prindërve të tu.

Por, përgjegjësia jonë kryesore, e PD, është që shqiptarëve t’u paraqesim një alternativë dhe një rrugë të besueshme për të arritur këtë alternativë. Pra një program me zgjidhje realiste, jo fluturon gomari, jo 300 mijë vende pune  e shëndetësi falas. Zgjidhje realiste për problemet e përditshme të shqiptarëve dhe një ekip të besueshëm që garanton ekzekutimin, zbatimin e këtij programi. Kjo është detyra jonë, është detyrë e shqiptarëve në atë moment. Por në momentin që Partia Demokratike e Shqipërisë, me aleatët e vet, me aleancën e vet e realizon këtë detyrë, shpalos një program, shpalos një ekip të besueshëm, është detyrë e shqiptarëve të zgjedhin një ekip të besueshëm, një program të besueshëm, ose me ndejt me Edi Ramën, me Sali Berishën, me Ilir Metën.

 

Programi që po hartojmë do të fokusohet pikërisht tek këto tre çështje kryesore. Tek pabarazia e madhe sociale. Do të ketë një agjendë sociale, se një vend nuk mund të eci përpara ku nga njëra anë ndërtohen mes Tiranës apo në bregdet apartamente me 3 mijë, 4 mijë apo 5 mijë euro metri katror dhe 80% e pensionistëve nuk mbyllin dot javën e parë me pensionin, nuk shkon kjo. Pra, në qoftë se ne arrijmë përmes politikave tona ekonomike duke nxitur përshembu riindustrializimin e vendit, në veçanti inovacionin, teknologjinë që kërkon  një investim të madh nga ana e qeverisë në arsimin profesional. Duke i dhënë mbështetje bujqësinë shqiptare të paktën sa merr bujku kosovar dhe duke e lidhur me potencialin e jashtëzakonshëm të turizmit shqiptar, që vetëm nuk është gërvishtur akoma. Pra duke pasur një program i cili në thelb arrin dy gjëra, politikisht t’ua kthejë institucionet shqiptarëve përmes një politike me fytyrë njerëzore që nuk i konsideron institucionet si pronën e vet. Dhe t’i bëjë këto institucione të punojnë nën ligj për qytetarët shqiptarë duke mundësuar një zhvillim ekonomik, që ta sjelli qytetarin shqiptar të paktën në një afat 2-4 vjeçar, në parametrat e qytetarit të Kosovës. Në qoftë se arrijmë të ardhura për frymë 800, 1000, 1200 euro, të rinjtë shqiptarë s’kanë pse ta braktisin vendin. Këto janë idetë, këto janë ofertat, ky është programi për të cilin po flas. Është e domosdoshme që kjo të ndodh, ndërkohë që mbështesim SPAK-un t’i jap fund kësaj kultura 34 vjeçare që nuk ofron asnjë zgjidhje, por shkakton probleme përmes korrupsionit dhe që ka arritur kulmin e gangrenës me kryeministrin aktual.