Sekretarja për pushtetin vendor dhe decentralizimin në PD, Alfrida Marku shprehet se 55% e investimeve kapitale, me vlerë 208 milion euro, të planifikuara për t’u zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit buxhetor në tjetrin.
Në një deklaratë për mediat, Marku tha se sot, që jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të madhe të bashkive nuk ka asnjë gjurmë të investimeve të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara. Kjo sipas saj, ndikon në përkeqësimin e shërbimeve dhe mungesën e investimeve.
DEKLARATË E SEKRETARES PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN NË PD, ALFRIDA MARKU
Qytetarët shqiptarë, paguajnë çdo vit më shumë taksa e tarifa vendore, për t’u përballur çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe investimeve. Ky është modeli i qeverisjes në Bashkitë në vendin tonë, për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve, që ka
në fokus llogaritë politike dhe jo interesin publik.
55% e investimeve kapitale, me vlerë 208 milion euro, të planifikuara për tu zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit buxhetor në tjetrin; duke shtyrë në kohë realizimin e investimeve të domosdoshme e për të cilat qytetarët kanë paguar faturën e taksave e tarifave vendore.
Sot, kur jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të
madhe të bashkive nuk ka asnjë gjurmë të investimeve të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara.
Bashkitë duhet të bëjnë transparencë dhe kanë detyrimin të japin llogari pse 208 milion euro të paguara nga qytetarët e 61 bashkive, apo 55% e investimeve kapitale të planifikuara,
mbahen pezull:
- paaftësi e administratës për të zbatuar projektet ?
-urdhër për të mos vepruar ndryshe ?
- apo plane për të shtyrë në kohë zbatimin e projekteve dhe
likujdimin e tyre, sa më afër periudhës zgjedhore ?
Duke ndjekur me shqetësim gjendjen e rënduar të shërbimeve dhe mungesën e investimeve, korrupsionin që është kthyer në prioritet në Bashkitë në vend, Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ne këshillat bashkiak, garantojnë qytetarët në angazhimin gjithmonë në mbështetje të interesit publik, duke denoncuar çdo rast abuzimi si dhe
inkurajojmë autoritetet kompetente për të vënë para përgjegjësisë çdo funksionar të administrates vendore apo qendrore, te zgjedhur apo emeruar, qshpërdoron autoritetin, besimin publik duke abuzuar me taksat e qytetarëve
Faleminderit !