Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama për korrupsionin qeveritar. Në një postim në facebook, Ziu shprehet se vetëm raportet e KLSH thonë se faturat e dëmit ekonomik nga shpërdorimi i financave publike është 10 miliardë euro. Ajo më tej sjell të dhënat e Ministrisë së Finacave se dëmi nga kontratat koncesionare, që gjysmat kanë përfunduar në SPAK, është 2.2 miliardë euro.
Ziu gjithashtu nxjerr të dhëna zyrtare edhe nga Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në 10 vitet e fundit, ku 1 në 2 tendera jepen pa garë.
Reagimi i Anëtares së Kryesisë së PD, Marinela Ziu:
PESHKU QELBET NGA KOKA DHE KOKA E KORRUPSIONIT ËSHTË EDI RAMA!
Korrupsioni endemik në çdo kontratë publike dhe çdo institucion, mungesa totale e konkurrencës dhe gara fiktive është faktuar në çdo Raport Kombëtar dhe Ndërkombëtar.
Sipas Kontrollit të Lartë i Shtetit, fatura e dëmit ekonomik si pasojë e shpërdorimit të financave publike shkon mbi 10 miliardë euro. Në terma të thjeshtë, janë shpërdoruar të paktën 2 nga 10 buxhetet e fundit të shtetit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e kontratave koncesionare të lidhura nga kjo qeveri, pjesa dërmuese e të cilave ka përfunduar në SPAK për shkelje të ligjit, tejfryrje të pajustifikuar të fondeve, paracaktimit të fituesve dhe pagesave miliardëshe për punë të pakryera, është të paktën 2.2 miliardë euro ose 30.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Korrupsioni me tendera është korrupsion i përditshëm dhe që në mënyrë zinxhir, përfshin nga zyrtarët më të lartë deri në zyrtarët më të ulët.
Nga të dhënat zyrtare dhe publike të analizuara nga Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në 10 vitet e fundit:
* Nëse sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Auditit 1 në 3 tendera ishtë pa garë në vitin 2018, tashmë 1 në 2 tendera është pa garë, në mungesë totale konkurrence ose konkurrencë fiktive.
* Në procedurat me garë, nqs do të kulifikohej fituese oferta më e ulët si një nga kriteret minimale të Ligjit “Për Prokurimin Publik”, ndërkohë që kulifikohet fituese oferta më e lartë, e cila në pjesën dërmuese është në kufij 100% të fondit limit, buxhetit të shtetit do ti kurseheshin edhe të paktën 500 milionë euro.
Frika nga drejtësia e pakapur dhe fundi i pandërshkueshmërisë detyroi Kryeministrin, që gjysmën e qeverisë e ka nën hetim apo gjykuar për korrupsion nga SPAK, të dalë dhe delirojë me shifra inekzistente për korrupsionin.
Partia Demokratike është e vendosur në luftën e saj kundër korrupsionit me propozime të qarta dhe akte konkrete në mbështetje të SPAK dhe BKH.