Nga salla e Kuvendit, kryetari i PD i është përgjigjur ministrit Manja, duke e sfiduar me argumente. Basha i kërkoi ministrt Manja që nëse kishte prova për rrugën Durrës-Kukës, ta çonte atë në Prokurori pasi ka 11 vite që është në qeveri. Kreu i PD gjithashtu i ktheu përgjigje ministrit të Drejtësisë edhe për 21 janari, duke i thënë se nuk ka pse të presin Strasburgun nëse duan të gjejnë drejtësi.

 

Më poshtë përgjigjja e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për ministrin e Drejtësisë:

 

Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjëra personale.  Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.

Ke hallin e Durrës Kukës, po ke 11 vjet në qeveri, coje ne prokurori. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. I jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam i gatshëm ti nënshtrohem, edhe për 40 të tjera. 21 janar? Po a nuk jeni ju që e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Pse duhet të prisnit Strasburgun.

Apo e ka fjalën për aktin më të rëndë të NATO kur kryeministri i një vendi anëtar të NATO ka korruptuar një nga zytarët e lartë të inteligjencës amerikane, që sot e ke në burg, për komplotin që stisi me shefin tënd kundër rivalit për kryeministër. Këto janë të konsumuar. Ajo që ti nuk i thua dot shqiptarëve është pse i gënjeve bashkë me bashkëpunëtoret e tu kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon në ndjekje penale protestuesit. Përgjigja është e thjeshtë, ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.