Ditën e sotme në Komisionin e Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u diskutua për raporti e veprimtarisë 1-vjeçare të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023. Drejtuesja e këtij komisioni, Flutura Açka, foli për atë që ajo e quajti si jo normale, dy bustet e ish drejtuesve të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Leninit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në kopështin e një prej rezidencave qeveritare. Açka tha se kjo është një fyerje shumë e madhe që bën qeveria.

Deputetja e PD, gjithashtu foli edh për deformimin që i është bërë historisë dhe si shpembull solli burgun e Spaçit, i cili nuk do të bëhet burg por vetëm një shtëpizë në Reps dhe jo në vendin ku e meriton të jetë në Spaç. Për këtë sipas saj, ka faj dhe e djathta ndër vite që nuk i vuri pikat mbi i.

 

Pjesë nga fjala e Flutura Açkës në Komisionin e Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik:

Më bëri një gjë përshtypje meqenëse flasim për këtë gjë. Ju e dini që unë shpesh kam qenë ndoshta është dhe një nga gjërat të cilat unë jam marrë në jetën time për çështjet e dekomunistizimit edheveprimtarinë e këtyre lloj institucioneve, instituteve që kemi ngritur që të mund t’i shkojnë historisë jo për marrë, apo ndëshkuar njërën palë apo tjetrën, por për t’i dhënë historisë atë që meriton. Janë gjëra të cilat ndonjëherë kalojnë edhe sensin normal. Pse ju them? Këtu përball është një vilë që i thonë vila e Mehmetit, janë bustet e Stalinit dhe të Leninit, në kopësht. Ak kuptoni se çfarë po bëhet?! Në një rezidenc qeveritare, bustet e Stalinit dhe të Leninit! Si është e mundur?! Çfarë shteti jemi?! Sigurisht janë artefakte, mund të mos të jenë të rëndësishme, të vendosen në një rezidencë shtetërore kur mund të jenë në muzeun e dikujt tjetri, nuk e di ku. Por ta vësh në një rezidencë shtetërore është një fyerje shumë e madhe që bën qeveria. Ata njerz që e kanë bërë ndoshta me shkujdësje, jo me një qëllim të caktuar, por që normalisht është e papranueshme. Shikoni këtu përball, djathtas, vilën e Enverit, po i shkiten të gjitha dritaret për t’u bërë me të reja. Nuk ka nevojë të jetë luksoze, ajo do të mbetet ashtu siç është që t’u kujtojë shqiptarëve dy gjëra që janë të rëndësishme: po të hysh brenda se sa të varfër e sa të pasur kanë qenë ata dhe sa të varfër kanë qenë në atë kohë shqiptarët. Dhe e dyta çfarë shijesh kanë pasur ata që shihnin gjithë botën dhe me çfarë shijesh e kanë bërë atë shtëpi. Njerëzit siç hanin trahananë në mëngjes për vete, trahana i dhanë të gjithë shqiptarëve, kjo është historia. Megjithatë shpresoj që instituti ta bëjë mirë detyrën. Unë ju falënderoj që keni qenë të kujdesshëm në këtë gjë. Sigurisht beteja vazhdon sepse ka forca të caktuara që duan ta mbajnë ashtu siç ka qenë historia dhe ta quajnë atë të pafajshme. Faj kemi shumë të madh, po shumë të madh po e përsëris e djathta, e cila me ardhjen në pushtet nuk i vuri pikat mbi i dhe i la gjërat të shkojnë shtrembër dhe kanë vazhduar të jenë shtrembër. Ne jemi përpjek të bëjmë diçka, të rregullojmë deformimin që ka ndodhur, por siç e keni parë dhe vet fakti që ky komision nuk po mundet dot të çojë dy ligje të rëndësishme përpara dhe fakti që burgu i Spaçit, një nga burgjet më të tmerrshme të diktaturës, nuk do të bëhet burg. Dhe janë shkatërruar të gjitha shenjat e burgut, për shkak të minjerës e të tjera, të miqve e shokëve që kemi vërdallë, dhe do bëhet një kthinëz, një shtëpi në Reps dhe jo në Spaç ku e meriton, janë gjëra, janë zile të rënda që ne si parlamentar dhe si njerëz si qytetarë mbi të gjitha, si një pjesë e të cilëve ka edhe të afërm dhe ka pasur dhe gjyshërit nëpër burgje, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me historinë. Siç e thashë, jo për të ndëshkuar, por për t’i dhënë Çezarit të vetën.